Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar në përfundim të protestës gjithëpopullore të thirrur në Prishtinë në Vetëvendosje dhe “Thirrjet e Nënave”, duke i falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në numër shumë të madh.
Ndërkaq, ai ka harruar që të komentojë në lidhje me protestuesit e dhunshëm që demoluan një pjesë të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe lokaleve afariste në shesh.
“Falënderim të veçantë për anëtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që iu përgjigjën masovikisht nga mbarë Kosova ftesës sonë për protestën e sotme gjithëpopullore në Prishtinë”.
““Thirrjet e Nënave të Gjakovës”, minatorët e Trepçës, organizatat e dala nga lufta, qytetarët nga çdo cep i Kosovës, rinia, studentët, dhe shumë OJQ i dhanë madhështi protestës, e cila me të drejtë cilësohet si më masovikja pasluftës”.
“Pakënaqësia po rritet. Populli po bashkohet. Qeveria ka mbetë pakicë, dhe duhet ta kuptojë që pushteti nuk është i individëve, por i popullit”, ka thënë Haradinaj.express