Lajmet e fundit

Ramushi:opsion qeverisë të dorëhiqet

ramush haradinajLideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se i kanë dhënë opsion qeverisë që të dorëhiqet. “Gjendja në Kosovë nuk është e mirë si rezultat i Qeverisë dhe i vendimeve të gabuara, veçanërisht i dy vendimeve të fundit e që janë të rrezikshme, të Qeverisë Mustafa, e atij për Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe ‘Zajednicës’, që është në konflikt me kushtetutën e vendit dhe të qëllimit të Demarkacionit ose vijës kufitare me Malin e Zi. Pra është një gjendje e rënduar, ne kemi dhënë si opsion për zgjidhje pra dorëheqjen, llogaridhënien nga Qeveria Mustafa, duke i thënë ‘shko’ në mënyrë që të kthehet sovraniteti i vendit, të kthehen kufijtë e Kosovës, që të ndodhë zhvillimi ekonomik, që të ndalet korrupsioni, që Kosova të ketë ushtrinë e vet , pra që të kemi një shtet normal”, u shpreh Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.