Raporti i Policisë së Kosovës, botohet pa ndërhyrje për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur brenda 24 orëve në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe kufijtë e saj.
RAJONI I PRISHTINËS
INCIDENTET KRIMINALE
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Rr. “Eqrem Çabej”, Prishtinë 14.12.2015-15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti është identifikuar se ka sulmuar me mjete të forta pjesëtarët e PK-së së bashku me një grup personashgjatë protestës pas fillimit të seancës të Kuvendit. Me urdhër të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Rr. “Eqrem Çabej”, Prishtinë 14.12.2015-15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që dyshohet se i njëjti si pjesë e një grupi të protestuesve ka sulmuar zyrtarët e PK-së me mjete të forta dhe ka hedhur koktej molotovi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
PRISHJE E RENDIT DHE QETËSISË PUBLIKE
Rr. “Xhorxh Bush”, Prishtinë 14.12.2015 – 14:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti ishte pjesë e protestës dhe sjelljeve arrogante. I dyshuari është dërguar në gjykatë dhe i është caktuar masa me burgim prej dhjetë ditësh i njëjti është dërguar në burgun e Smrekonicës.
DËMTIM I PRONËS
Rr. “Dëshmorët e Kombit”, Prishtinë 14.12.2015-15:10. Raportohet se persona të dyshuar kanë sulmuar dhe kanë dëmtuar automjetet: e Policisë së Kosovës Toyota Lnd Cruiser të stacionit policor në Ferizaj, automjetin e Ministrisë së Drejtësisë “HONDAY” dhe të Policisë së Kosovës VW Golf V, dyshohet se është goditur me koktej molotovi. Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar.
ZJARRVËNIE
- Stacioni i autobusëve Prishtinë 14.12.2015-14:10. Raportohet se tre të dyshuar të panjohur i kanë vënë zjarrin veturës zyrtare, pronë e Ministrisë së Transportit. Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar.
- Rr. “UÇK-së”, Prishtinë 14.12.2015-14:13. Ankuesi mashkull K/Shqiptar-zyrtar në MPMS (Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale) ka raportuar se katër persona të panjohur ia kanë vënë zjarrin një veture zyrtare dhe i kanë dëmtuar dy të tjera po ashtu zyrtare. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Nuk raportohet për të arrestuar.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
- Rr. “Zahir Pajaziti”, Podujevë 14.12.2015 – 01:02. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
- Aeroporti “Adem Jashari” Prishtinë më 14.12.2015 22:00. Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili është dërguar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.
fillim RAJONI I GJILANIT
INCIDENTET KRIMINALE
VRASJE NË TENTATIVË
Viti 14.12.2015-12:45. Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar (i mitur), pasi i njëjti ka sulmuar me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar (i mitur). Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
fillim RAJONI I FERIZAJT
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM TRUPOR
- Ura e Kashanit, Kaçanik 13.12.2015 – 22:40. Është arrestuar një i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti ka sulmuar me shkop druri viktimën femër K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Ferizajt. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
- Ferizaj 14.12.2015 – 13:50. Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një zyrtar të KEDS-it, të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
fillim RAJONI I PRIZRENIT
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Fshati Landovicë, Prizren 14.12.2015–01:40. Në një lokal ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave. Si pasojë e rrahjes tre persona meshkuj/Shqiptarë, shtetas të Shqipërisë kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe të njëjtit janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Fshati Leshan, Suharekë 14.12.2015-15:00. Dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
fillim RAJONI I PEJËS
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Pejë 14.12.2015-10:00. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se shkaqe të panjohura tre të dyshuar e kanë sulmuar fizikisht. Si pasojë e rrahjes të dyshuarit dhe viktima kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Aeroporti Adem Jashari, Prishtinë 14.12.2015 – 15:19. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit në Pejë.
fillim RAJONI I GJAKOVËS
INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
GJETJE E MJETIT SHPËRTHYES
Fshati Dejnë, Rahovec 14.12.2015-11:15. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se afër lumit ‘Drini’ është gjetur një mjet i dyshuar granatë dore -1. Njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt.
fillim RAJONI I MITROVICËS
INCIDENTET KRIMINALE
VRASJE NË TENTATIVË
Mitrovicë 13.12.2015 – 17:00. I dyshuari mashkull K/Shqiptar ka dërguar viktimën femër K/Shqiptare pa vetëdije në spital. Sipas mjekut kujdestar viktima kishte konsumuar medikamente në mënyrë të pakontrolluar. Pasi që gjendja e viktimës ishte e rëndë është dërguar në QKUK, sipas mjekut viktima ka lëndime në kokë. I dyshuari deklaron se kanë pasur një kacafytje mes tyre, mirëpo për lëndimin në kokë nuk është në dijeni. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
SULM-DËMTIM PRONE
Mitrovicë 14.12.2015 – 18:48. Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti pas një fjalosjeje me viktimën mashkull K/Shqiptar e kishte sulmuar viktimën fizikisht si dhe i kishte dëmtuar veturën me një shkop druri. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
LËNDIM TRUPOR
Rr. “Driton Veliu”, Mitrovicë 14.12.2015-12:05. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit për arsye të panjohura janë rrahur në mes veti. Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të lehta trupore që dyshohet të jenë nga një mjet i prehtë dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
fillim RAJONI I MITROVICËS – VERI
INCIDENTET KRIMINALE
FALSIFIKIM I PËRMBAJTJES SË PAVËRTETË
- Rr. “Soqanicë”, Leposaviq 23.12.20111-NN. I dyshuari mashkull K/Serb ka bërë ri-regjistrimin e automjetit WV Golf nga targa e R. Serbisë, në targa të RKS. Gjatë kontrollit është vërejtur se libreza e më hershme e R. Serbisë e qarkullimit dyshohet të jetë e falsifikuar.
- Rr. “Vojvode Stepe”, Mitrovicë 20.01.2012-NN. I dyshuari mashkull K/Serb ka bërë ri-regjistrimin e automjetit Opel Astra nga targa e R. Serbisë, në targa të RKS. Gjatë kontrollit është vërejtur se libreza e mëhershme e R. Serbisë e qarkullimit dyshohet të jetë e falsifikuar.
- Rr. “Vojode Mishiqa”, Mitrovicë 09.12.2011-NN. I dyshuari mashkull K/Serb ka bërë ri-regjistrimin e automjetit Opel Astra nga targa e R. Serbisë, në targa të RKS. Gjatë kontrollit është vërejtur se libreza e mëhershme e R. Serbisë e qarkullimit dyshohet të jetë e falsifikuar.
- Rr. “Kollashinska”, Mitrovicë 28.12.2011-NN. I dyshuari mashkull K/Serb ka bërë ri-regjistrimin e automjetit WV Golf nga targa e R. Serbisë, në targa të RKS. Gjatë kontrollit është vërejtur se libreza e mëhershme e R. Serbisë e qarkullimit dyshohet të jetë e falsifikuar.
- Rr. “Kral Petri”, Mitrovicë 01.02.2012-NN. I dyshuari mashkull K/Serb ka bërë ri-regjistrimin e automjetit Opel Astra nga targa e R. Serbisë, në targa të RKS. Gjatë kontrollit është vërejtur se libreza e mëhershme e R. Serbisë e qarkullimit dyshohet të jetë e falsifikuar.
- Rr. “Vojvode Putnika”, Mitrovicë 14.04.2012-NN. I dyshuari mashkull K/Serb ka bërë ri-regjistrimin e automjetit Peugeot 206 nga targa e R. Serbisë, në targa të RKS. Gjatë kontrollit është vërejtur se libreza e mëhershme e R. Serbisë e qarkullimit dyshohet të jetë e falsifikuar.
- Rr. “Kral Petri”, Mitrovicë 05.12.2011-NN. Dy të dyshuar meshkuj K/Serbë kanë bërë ri-regjistrimin e automjetit Renault Master- transportues nga targa e R. Serbisë, në targa të RKS. Gjatë kontrollit është vërejtur se libreza e mëhershme e R. Serbisë e qarkullimit dyshohet të jetë e falsifikuar.
- Rr. “Osllobogjenje”, Mitrovicë 24.02.2012-NN. I dyshuari mashkull K/Serb ka bërë ri-regjistrimin e automjetit Seat Toledo nga targa e R. Serbisë, në targa të RKS. Gjatë kontrollit është vërejtur se libreza e mëhershme e R. Serbisë e qarkullimit dyshohet të jetë e falsifikuar.
- Rr. “Vuk Karaxhiq”, Zveçan 12.12.2011-NN. I dyshuari mashkull K/Serb ka bërë ri-regjistrimin e automjetit VW Crafter – Terano nga targa e R. Serbisë, në targa të RKS. Gjatë kontrollit është vërejtur se libreza e mëhershme e R. Serbisë e qarkullimit dyshohet të jetë e falsifikuar.
VJEDHJE E RËNDË
Rr. “Brace Matovic”, Leshak 12.12.2015. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb, pasi që i njëjti gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rruga magjistrale Klik–Leposaviq 14.12.2015- 21:30. Një mashkull K/Serb gjatë ngasjes së veturës së tij me targa lokale, nga pakujdesia gjatë ngasjes, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi dhe pasagjerja e tij viktima femër K/Serbe, e cila pas tretmanit mjekësor në spitalin e Mitrovicës është liruar për shërim shtëpiak, derisa vozitësi është ndaluar për shërim të mëtutjeshëm.
fillim POLICIA KUFITARE
INCIDENTET KRIMINALE
KALIM ILEGAL I KUFIRIT
Vërmicë 14.12.2015-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti është zënë duke kaluar në mënyrë të kundërligjshme kufirin nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
KANOSJE
Kamenicë 14.12.2015-13:30. Njësiti policor pas një informate ka ndaluar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar i cili ishte duke drejtuar veturën VW Golf. I dyshuari pas ndalimit nuk ka qenë kooperativë, nuk ka respektuar urdhrat dhe më pas ka kanosur verbalisht zyrtarët policor. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë arrestimit ka pësuar lëndime të lehta trupore i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
TRANSPORTIM I KUNDËRLIGJSHËM I MALLARAVE
- Fshati Ropatov, Kamenicë 14.12.2015-11:50. Njësiti policor ka ndaluar një kamion Mercedes që drejtohej nga i dyshuarit mashkull K/Shqiptar dhe gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti në kamion ishte duke transportuar 12 copë gjedhe pa dokumentacion përkatës. Lidhur me rastin është njoftuar inspektori i veterinarisë. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedure të rregullt.
- Fshati Ragoqicë, Kaçanik 14.132.2015-11:00. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që kanë vërejtur se të njëjtit kishin sjellë nga territori i R. Serbisë përmes rrugëve dytësore në këmbë katër gjedhe pa dokumentacion përkatës në vlerë prej rreth 3000 euro. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet doganore. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Autostrada Gjurgjicë Vermicë 14.12.2015 – 21:00. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve civile me ngasës meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit një mashkull K/Shqiptar ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
STATISTIKAT E PËRGJITHSHME
Aksidente fatale | 000 |
Aksidente me të lënduar | 018 |
Aksidente pa të lënduar | 037 |
Tiketa trafiku të shqiptuara | 484 |
Arrestime | 028 |
Në mbajtje | 016 |