Lajmet e fundit

Raporti i FBI-së: Në Shqipëri janë ulur anije aliene, ja provat

FBI raporton se edhe në Shqipëri janë ulur anije kozmike me jashtëtokësorë. Ja çfarë shkruan një raport sekret i Zyrës Federale të Investigimit (FBI) më 18 korrik të vitit 1947:

“Disqet janë vërejtur në Mexico City, New Orleans, Philadelphia, New York, Boston, Halifax, Newfoundland, Paris, Milano, Bolonjë, Jugosllavi dhe gjithashtu edhe në Shqipëri”. Ky raport është mjaft i rëndësishëm duke njohur seriozitetin e punës së FBI-së, e cila cilësohet si agjencia më e madhe dhe më e fortë në botë.

Kronologjia e rasteve:
Ditari i Mihal Gramenos, 1907
I pari dokumentim për vizitën e UFO-ve në Shqipëri mbetet ditari i Mihal Gramenos. Ai ishte publicist i shquar, shkrimtar dhe veprimtar i lëvizjes patriotike e demokratike, Hero i Popullit. Gjatë viteve 1907-1908 luftoi përkrah me çetën e Çerçiz Topullit. Në librin e tij Kryengritja shqiptare, kujtime luftarake rreth çetës së Çerçiz Topullit, Grameno sjell kujtimet e tij mbi udhëtimet e gjata dhe të vështira të bashkëluftëtarëve të Çerçizit mal më mal. “Një natë teksa luftëtarët e Çerçizit kishin ngritur një limer majë një bjeshke të lartë, na fluturoi përpara një objekt shkëlqyes që qëndroi disa minuta pezull në ajër dhe pastaj u zhduk.”shkruan Grameno. Aeroplanët në atë kohë ishin në fazat e para, pra nuk ka mundësi të ketë qenë i tillë. Gjithashtu nuk mund të ketë qenë as meteor dhe as kometë, pasi dihet se ato nuk qëndrojnë pezull në ajër por bien menjëherë. Kështu që mbetet një UFO (objekt fluturues i paidentifikuar).

Kallamishtëz, Tepelenë, Janar 1963
Në janar të vitit 1963, banorët e fshatit Kallamishtëz në zonën e Kurveleshit rrëfyen se panë një objekt të shndritshëm në qiell. Autoritetet shqiptare u munduan të qetësojnë popullsinë duke iu thënë se ai që kishin parë nuk ishte UFO, por një model i ri avioni reaktiv në përdorim nga Forcat Ajrore Shqiptare.

Cërrik, Elbasan, 12 Korrik 1993
Ishte ora 20:00 kur në qiellin e Cërrikut u shfaq një objekt fluturues i ndriçuar. Sipas dëshmive okulare objekti i ndriçuar bënte lëvizje të shpeshta e të befasishme. Lajmi se një UFO po fluturonte u përhap me shpejtësi në qytet. U lajmëruan edhe forcat e rendit të cilat u përpoqën të kufizonin përhapjen e panikut mes popullsisë. Objekti i ndriçuar u zhduk nga qielli rreth orës 22:00 (gjithmonë sipas dëshmive okulare).

Qafkrrabë, dhjetor 1995
Një objekt me drita mahnitëse është shfaqur gjatë një mesnate dhjetori në Qafkrrabë, pikërisht aty ku sot ndodhen antenat dhe repetitorët televizivë. Dritat shumëngjyrëshe, me një shkëlqim të pazakontë të ndryshme nga ato që shohim zakonisht, qëndruan vetëm disa fraksione të sekondës dhe pastaj u zhdukën. Dëshmitarë të ngjarjes në fjalë ishin disa qytetarë të cilët po përgjonin një të moshuar që kishte ndërruar jetë atë natë.

Sipas dëshmive të tyre, dritat ishin vendosur në formë elipsoidale sikur të ishin montuar në një disk. Ato kishin ngjyra të ndryshme në qendër dhe në pole. Dëshmitarët deklaruan se ngjyrat e dritave ishin mahnitëse se ndryshe nga ngjyrat që kishin parë deri atëherë.

Roskovec, Fier, 4 Maj 2006
Ai që mbetet rasti më i famshëm i vizitës së UFO-ve në Shqipëri është ai i qytezës së Roskovecit. Tre dëshmitarë okularë një grua e rritur dhe dy fëmijë, por edhe gjithë banorët e qytezës së Roskovecit, besojnë se në qytetin e tyre zbriti një objekt i paidentifikuar, të cilin ata e quajtën UFO. Tre rrathë të zinj të fotografuar, që sipas banorëve qenë të nxehtë edhe një ditë pas “zbritjes” ishin dëshmia e madhe e objektit që preku tokën dhe në një fragment sekondash bëri që zona për rreth sipas dëshmitarëve të ndriçohej, errësohej në moment dhe më pas të përfshihej nga një erë e fortë dhe e ftohtë. Një nga gratë, e quajtur Sherife Kola, ka mundur të dëgjojë vetëm zhurmën dhe të vërë re errësirën që u krijua në ato momente. Një pjesë e mirë thonë që kanë parë të nesërmen shenjat e lëna në asfalt, ndërsa tregojnë se petalet e trëndafilit ishin djegur kur i kishin vënë mbi hirin e lënë nga objekti, nëse ka qenë një i tillë. Gjithçka me aq sa mbajnë mend banorët ka ngjarë më 4 maj, rreth orës 19:00 të asaj dite.

Fier, 6 Mars 2007
Mbrëmjen e së martës të marsit 2007, roja bregdetare Admir Jemishaj ishte në shërbim bashkë me komandantin e tij. Rreth orës 19:15 të kësaj dite ata rrëfyen se kishin parë një objekt të palëvizshëm në hapësirë. Objekti shihej me sy të lirë dhe se më pas e kanë parë akoma më qartë me dylbi. Objekti është shfaqur befas mbi hapësirën e bregdetit të Semanit në Fier e për 20 minuta ka qëndruar pa lëvizur në hapësirë. Rojat thanë se ai kishte shkëlqim vezullues, ndryshonte ngjyrat dhe formën e diskut, ndërsa ata e kanë parë me sy të lirë dhe me dylbi. “Ishim me shërbim kur pamë një objekt krejt të veçantë. Ai qëndronte në horizont me detin në një milje lartësi. Ngjyrat e tij ndryshonin herë pas here, nga jeshile në blu dhe në të kuqe. Për disa minuta kishte vetëm ngjyrë të kuqe ose blu. Ishte diçka e frikshme, por njëkohësisht dhe e bukur”, – tregoi për mediat roja bregdetare, Jemishaj.

Elbasan, 24 Dhjetor 2008
atër gjahtarë nga Elbasani treguan se u përballën me një disk fluturues mbrëmjen e së enjtes paraKrishtlindjeve më 2008. Sipas tyre, në orën 20.30 të mbrëmjes, në një fshat rreth 30 kilometra larg qytetit të Elbasanit kanë parë një gjë të jashtëzakonshme, nga e cila ia kanë mbathur me vrap. Katër gjahtarët janë nisur drejt fshatit Vidhas të Komunës së Paprit, në kufi me rrethin e Peqinit. Në të dalë të qendrës së komunës, rreth 7 kilometra larg saj, ata kanë marrë një rrugë pylli. Pasi kanë ecur rreth 15 kilometra, ata janë befasuar në momentin që kabina e makinës së tyre tip fuoristradë është tronditur nga lart dhe motori është fikur. “Na verboi një dritë e fortë ngjyrë blu e çelët dhe një dritë vertikale e kuqe. Për një moment m‘u duk sikur na ndiqnin makinat e policisë nga pas”, tregon Muharrem Kaçuli, njëri prej katër gjahtarëve që kanë përjetuar për pak minuta ngjarjen në fjalë. Sipas tij, djali 25- vjeçar që ishte me ta, kishte dashur të gjuante me çifte në drejtim të objektit të shëndritshëm, por i ati nuk e kishte lejuar.

Vlorë, 21 Korrik 2009
Një objekt fluturues i paidentifikuar, i quajtur nga ata që thonë se e kanë parë edhe si disk fluturues, është parë në orët e para të mëngjesit, në Vlorë më 21 korrik 2009, në zonën mbas Karaburunit, pikërisht në vendin e quajtur Gjiri i Dafinës, një zonë e qetë dhe e papopulluar. Ky objekt fluturues, është parë nga disa peshkatar që ishin nisur që në mbrëmje me peshkarexhën e tyre, për aktivitetet rutinë në këtë zonë. Objekti ka qenë në trajtën e një sateliti, me diametër përreth 3 metra, i cili është parë nga tre pjesëtaret e ekuipazhit, që ndodheshin në det, për te tërhequr rrjetat e peshkimit. “Isha duke tërhequr rrjetat e peshkimit, në moment mbi kokat tona kalon një objekt i madh, qëndron vetëm 5 sekonda dhe menjëherë u zhduk duke u larguar me shpejtësi. Objekti gjatë ikjes lëshoi një shtellung tymi dhe ngjyra e saj ishte gri në të bardhë… edhe në këto momente ndihem i shokuar, e pamundur. Dukej vërtet si një disk fluturues”, shpjegoi Shpëtim Alushaj, njëri nga peshkatarët.

Tiranë, 6-7 Gusht 2010
Në mesnatën e 6-7 gushtit, një i ri në Parkun Rinia në kryeqytet dhe të tjerë persona në Tiranë filmuan me kamera amatore tre drita që lëviznin në qiellin e kryeqytetit. Ishin UFO?! E sigurtë është vetëm që nuk ishin avionë dhe mjete të tjera të njohura fluturuese. Loja me drita u dëshmua në You Tube shumë shpejt ndërsa dëshmitare e ngjarjes një meso grua rrëfeu për median se kishte parë ato që ajo i quajti drita të jashtëzakonshme. Rezmie Lulo tregoi se, “Në atë moment nuk mendova gjatë dhe ato dy minuta i shijova. Të tre objektet ishin portokalli me formë sferike dhe ishin të shkëputura”. Ajo ka thënë gjithashtu se “Fillimisht objektet na u dukën afër dhe sa vinte e ngriheshin më lart. Objekti i parë u shkëput në veriperëndim. Dy objektet e tjerë ishin zhdukur menjëherë. Ka shumë mundësi të kenë qenë UFO”.

Elbasan 8 janar 2016
Në mesditën e 8 janarit një objekt fluturues në formë disku ka kaluar me shpejtësi të jashtëzakonshme në drejtim të kundërt me fluturimin që po kryente një avion. Objekti u kap rastësisht nga 14 vjeçari Xhoni Dervishi me banim në lagjen “Skëndërbej” në këtë qytet.

Djaloshi ishte duke u kthyer nga shkolla dhe po filmonte me një celular Samsung një avion që po fluturonte në qiell. Por vetëm pak sekonda më vonë një objekt i errët ka kaluar me shpëjtësi skëterrë në drejtim të kundërt me lëvizjen e avionit. Ngadalësimi i pamjeve dhe afrimi i tyre identifikuan një objekt në formë disku i cili është i ngjashëm me anijet aliene.

Leave a Reply

Your email address will not be published.