Lajmet e fundit

Raporti i Komisionit për demarkacionin finalizohet brenda dy javësh

kufiriBrenda dy javësh do të jetë gati raporti i Komisionit ad hoc i themeluar nga presidentja Atifete Jahjaga, që për mandat ka të vlerësojë procesin e demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, shkruan sot Koha Ditore.
Subjektet politike në opozitë nuk kanë dhënë zotim për t’i ofruar bashkëpunim kësaj trupe me përbërje ndërkombëtare.
Presidenca ka konfirmuar të mërkurën për “Kohën Ditore” se Komisioni do të vlerësojë demarkacionin, duke u nisur nga metodologjia dhe shqyrtimi i dokumentacionit përkatës e deri te takimet me udhëheqës institucionalë e politikë në Kosovë dhe zyrtarët malazezë, si dhe do të zhvillojë vizita në terren.
“Ky vlerësim pritet të zhvillohet dhe të përmbyllet në një afat prej dy javësh. Raporti me gjetjet e Komisionit ad hoc do t’i dorëzohet presidentes në përmbyllje të këtij procesi”, thuhet në përgjigjen e Presidencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.