Lajmet e fundit

Raporti i Tony Blair: Të tjera grupe terrori do zëvendësojnë ISIS’in

Fondacioni i ish-Kryeministrit britanik Tony Blair ka dalë në disa konkluzione aspak optimiste për të ardhmen e luftës kundër terrorizmit.
Raporti me titull “Nëse bie kështjella: Ideologjia dhe objektivat e rebelimit sirian” thotë se, mposhtja e shtetit islamik nuk do të shënojë fundin e terrorizmit.

Kjo sepse janë rreth 15 grupime militantësh xhihadistë që janë të gatshëm të zëvendësojnë ISIS-in.

Sipas raportit, reth 100 mijë luftëtarë nëpër fraksionet rebele në Siri ndjekin të njëjtën ideologji fetare dhe politike.

Autorët e raportit theksojnë se, aktualisht në Siri gjenden grumbullimet më të mëdha të grupeve xhihadiste në kohët moderne.

Leave a Reply

Your email address will not be published.