Lajmet e fundit
Raportimi i kryeministrit nuk përfshihet në rend dite për seancën e ardhshme

Raportimi i kryeministrit nuk përfshihet në rend dite për seancën e ardhshme

Kryesia e Kuvendit te Kosovës ka vendosur që seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës të mbahet të enjten më 2 tetor duke filluar nga ora 10:00. Përfaqësues të opozitës nuk janë paraqitur në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
“Raportimi i kryeministrit nuk është futur në rend dite për shkak se kryeministri është jashtë vendit dhe kjo çështje duhet të diskutohet edhe me përfaqësuesit opozitës”, ka thënë kryetari Kadri Veseli.

Ndërsa, përfaqësuesit e opozitës kanë bojkotuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Opozita ka paralajmëruar se do të vazhdojë të bllokojë punën e Kuvendit deri në siç kanë thënë ata, heqjen e nënshkrimeve nga marrëveshjet me Serbinë dhe atë për demarkacionin me Malin e Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.