Raportuesi Special për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara për territorin e pushtuar palestinez, Makarim Wibisono ka dhënë dorëheqje.
Raportuesi Special, indoneziani Wibisono në deklaratë lidhur me çështjen u shpreh se gjatë periudhës në detyrën e tij Izraeli nuk i ka dhënë leje për të hyrë në Palestinë dhe për këtë arsye janë penguar përpjekjet për ndihmë ndaj palestinezëve që ndodhen nën pushtimin izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).
Wibisono ka theksuar se që nga qershori 2014 kur ai ka nisur këtë detyrë e deri tani Izraeli nuk i ka dhënë përgjigje aplikimeve për hyrjen në Palestinë si një vëzhgues “i paanshëm dhe objektiv”.
Ai ka pohuar se nuk do të mund të zbatonte detyrën e tij pa patur qasje të drejtpërdrejtë në territorin e pushtuar palestinez dhe se për këtë arsye ai ka dhënë dorëheqjen.