Gjithmonë e ka mesue në shkolla se në vendi ku jeton njihet me emnin Kosovë, e jo si kryetari i Listës Serbe, Aleksandar Jabllanovic “Kosova i Metohia”
E ky, simbas Nenad Rasic nuk asht nacionalizëm e as provokim.
Në nji intervistë për Televizionin Rrokum, Rasic paralajmëron se me mbas koalicionit me Listën Serbe, partia e tij ka marrë edhe poste ekzekutive.
Deputeti i Kosovës tregon edhe arsyen e koaliciot me Listën Serbe, të cilën e ka kritikue gjithmonë si të dirigjueme prej Beogradit.
Rasic thotë se përçamja e Listës vjen prej largimit nga filozofia e themelimit të këtij subjekti.
E Rasic i vazhdon kritikat e tij, por këtë herë për mosintegrimin e pjesës veriore të Kosovës.
https://www.youtube.com/watch?v=ukZ8_Bzv1y0