Lajmet e fundit
Rashiq tregon se si Kosova po e fuqizon Beogradin duke injoruar serbët e Kosovës

Rashiq tregon se si Kosova po e fuqizon Beogradin duke injoruar serbët e Kosovës

nenad-rasicLista Serbe kishte informuar partnerët e koalicionit se nuk do merrnin pjesë në seancën e 1 shtatorit ku do votohej demarkacioni me Malin e Zi si rrjedhojë e mungesës së informimit pikërisht nga partnerët e koalicionit.
Deputeti i Listës Serbe, Nenad Rashiq në një intervistë për “Rubikon” të KTV-së ka thënë se edhe pse kanë qenë të informuar ata nuk kishin shprehur ndonjë interesim të dinë arsyet, transmeton Koha.net.
“Asnjë informacion nuk e kemi pas lidhur me seancën e 1 shtatorit për votim të demarkacionit. Të martën në mëngjes ju kemi thënë se ne nuk marrim pjesë në seancë duke qenë se nuk kemi qenë të informuar paraprakisht, edhe pse kanë qenë të informuar, gjatë tri ditëve asnjëri nuk ka qenë i interesuar”, ka thënë Rashiq.
Rashiq ka thënë se Lista Serbe në këtë rast ishte shpëtimtarë i asaj seancë duke qenë se nuk ishin numrat për votim të demarkacionit.
“Jo që jemi ne arsyeja për dështim të seancës, por ne jemi shpëtimtarët e seancës, ndoshta edhe të Qeverisë pasi kur i kanë numëruar votat duke përfshirë edhe ato të Listës Serbe ”, ka thënë Rashiq.
Se ka qenë marrëveshje në mes të dy palëve që Lista Serbe mos të merr pjesë në seancën e 1 shtatorit duke qenë se nuk ishin numrat për votim, Rashiq nuk e mohon një gjë të tillë. Ai thotë se Qeveria e Kosovës injoron serbët e Kosovës duke biseduar direkt me Beogradin.
“Nuk është hera e parë që Prishtina e Beogradi kanë marrëdhënie të mirë. Unë kam biseduar edhe me kryeministrin disa herë, por ai ka thënë vetëm ‘ideja e mirë do të bëjmë diçka’ dhe asgjë tjetër. Kurse kur kam gjetur lidhje nëpërmes Beogradit, atëherë 12 poste më janë ofruar”, ka thënë Rashiq,
Rashiq i pyetur nëse vetë Qeveria e Kosovës duke bërë kështu po e fuqizon Beogradin, ai përgjigjet se një gjë të tillë nuk po e bëjnë serbët e Kosovës.
“Nuk e fuqizojnë serbët e Kosovës”, përfundoi Rashiq.
shkruan koha.net

One comment

  1. I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.

Leave a Reply

Your email address will not be published.