Lajmet e fundit

Rashiti: Marrëveshjet të mbrohen, gazi lotsjellës – vepër penale

Analisti politik, Naim Rashiti, në një intervistë për Orën e Fundit në Klan Kosova, është shprehur i befasuar me hedhjen e gazit për herë të dytë në Kuvend.
Ai ka theksuar se duhet një dialog me opozitën, por marrëveshjet duhet të mbrohen.

“Besoja që organet e sigurisë do të ishin më të vëmendshme dhe prisja që Vetëvendosja do të përdorte metoda tjera. Sot u duk që nuk është vështirë të futet gazi në Kuvend, nëse vazhdohet kështu duket e lehtë të futen edhe me armë. Hedhja e gazit lotsjellës është vepër penale dhe këtë e di edhe Vetëvendosja. Rruga e vetme është që sa më guximshëm të mbrohen këto marrëveshje, por gjithsesi me një dialog me opozitën,” ka përfunduar Rashiti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.