Lajmet e fundit

Rastet më të veçanta të vitit në gjyqësinë e Kosovës

Figura publike nga politika sivjet më shumë janë parë te Pallati i Drejtësisë ose para ndërtesave të gjykatave, sesa nëpër vendet e tyre ku punojnë.

Kjo pasi që viti u karakterizua me disa gjykime të disa nga figurave të njohura politike dhe ushtarake, prej të cilave disa kanë përfunduar e disa ende janë duke vazhduar.

Rastet “Grupi Drenica”, “Grupi i Llapit”, rasti “Kleçka”, Skandali i pasaportave, tash edhe Ministria e Transportit ku po gjykohet deputeti njëherit edhe lideri i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, janë ndër rastet të cilat edhe e kanë shënuar vitin që shkoi për gjyqësinë kosovare.

Njëri nga rastet për të cilin është marrë vendimi është ai i “Grupit Drenica” por edhe i “Grupit të Llapit”.

Në Grupin Drenica kryetari i Skënderajt Sami Lushtaku është dënuar me 12 vjet burg ndërsa ish- komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi është dënuar me 6 vjet burgim.

Njohës të sistemit të drejtësisë thonë se viti 2015 karakterizohet për zvarritje të shumta, duke filluar nga emërimet më të rëndësishme, ato të Këshillit Prokurorial dhe të Këshillit Gjyqësor, si dhe zgjedhja e prokurorit të shtetit pas një maratone të gjatë.

Avokati Arianit Koci ka thënë për KosovaPress si rast të gjykimeve të vitit që shkoi e ka vequar gjykimin në rastin “Drenica”.

Koci që është mbrojtës i Lushtakut vendimin e gjykatës e quan anti-ligjor.

Koci për KosovaPress është shprehur që aktgjykimi ndaj kryetarit të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, do të hyjë në analet e jurisprudencës, duke shtuar që kjo ka krijuar një rrezikshmëri në sistemin juridik, ku askush nuk ndihet i sigurt.

Koci: Gjykimi kundër Lushtakut do të hyj në analet e jurisprudencë

 

“Padyshim seanca e cila e shënjuar sipas meje këtë vitështë gjykimi kundër zotit Sami Lushtaku, ky aktgjykim në shkallë të parë do të hyj në analet e historisë së jurisprudencës , pra është një aktgjykim që unë me muaj të tërë tentoj me gjet kudonë botë një kësi lloj dënimi. Pra, zoti Lushtaku është dënuarpër kinse vrasje të një personi identiteti i të cilit nuk dihet, arma nuk është gjetur, kufoma nuk është gjeturthjesht është dënuar në bazë të një dëshmie kontradiktore të një dëshmitari të mbrojtur. Pra, kjo e shënon vitin…Pra, thjeshtë e ka krijuarnjë rrezikshmëri të madhe tashnë sistemin juridik askushnuk është i sigurt, me këtë lloj dënimi çdo kush duhet ta ndjejë vetentë rrezikuar dhe nuk ka siguri juridike”, tha Koci.

Deri sa të gjithë kërkojnë që sistemi i drejtësisë të mos i zvarris këto seanca, ndryshe e mendon avokati Koci.

Koci tha për KosovaPress se presioni i Unionit Evropian, i mediave dhe i profesionistëve që me çdo kusht të merret aktgjykim, nuk mund të jetë produktiv, dhe se kjo nuk i bën nder drejtësisë kosovare.

Koci: Presioni për të marr v endime për aktgjykim nuk i bënë nder drejtësisë kosovare

 

“Duhet ta kuptoni se rastet e profilit të lartë çfarë unë punoj, duan kohë kudo në botë, këto raste janë raste që zgjasin shumë. Prandaj presioni edhe i Unionit Evropian edhe i Amerikës po edhe i mediave këtu, dhe i profesionistëve që me çdo kusht me marraktgjykimenuk është produktiv shumë dhe nuk i bënë nder dhe mirë drejtësisë kosovare. Si rast konkret e kisha përmendur Kroacinë, ish kryeministri i Kroacisë Ivo Sanader është dënuar në triraste të ndryshme në shkallën e parëkjo ka qenëajo ajka e madhe dhe ajo euforia e madhe para se me hyKroacia në Union Evropian… Pra, një shtet stabil, një shtet demokratik assesi nuk guxon të lejoj që t’i shkelen të drejtate të akuzuarit, edhe ai i akuzuari por edhe dënuari ka drejtat e veta. Pra, ne si shoqëri nuk guxojmë që të lejojmëkurrfarë lloj presione në gjyqësinë kosovare”, tha Koci.

E drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar të Drejtësisë (IKD), Betim Musliu ka thënë për KosovaPress, se viti 2015-të ka qenë një dështim i tërësishëm i drejtësisë në Kosovë të cilat po bëjnë që të mungojnë rezultatet të cilat po e ngufasin mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Musliu ka theksuar se shqetësuese është edhe mënyra se si ka vepruar sistemi i drejtësisë së Kosovës dhe ai drejtësisë.

Musliu:Shqetësuese mënyra si ka vepruar sistemi i drejtësisë kosovare dhe ai ndërkombëtar

 

“Është tejet shqetësues mënyra se si ka vepruar sistemi i drejtësisë, si vendore po ashtu edhe ndërkombëtareqë kanë qenë në Kosovë. Shumicën e rastevekryesore, të themi ashtu edhe për veprat penaletë korrupsionit edhe për krime lufte e veprat të tjera penale karakteristikejanë raste të cilat janë udhëhequr nga ndërkombëtarët dhe në fakt fatura kryesore e dështimitiu shkon ndërkombëtarëve...në këtoraste është ndërtuar një praktikë e mbrapshtëe sistemit të drejtësisë sepse nuk kanë munguar asnjëherë përpjekjetdhe spektaklet se janë gjallë dhe janëduke punuar në luftimin e krimit, në këtë rast duke bërë arrestime spektakulare të figuravetë ndryshme dhe duke ngritur aktakuzame pompozitete por raste të cilat në fund kanë përfunduar me aktgjykime liruese, në këtë rast pra kjo praktikë e mbrapshtë e ndërtuar nga ndërkombëtarët dhe e fuqizuar nga vendorët”, tha Musliu.

U përfol shumë gjatë gjithë vitit që politika po ndërhyn në sistemin e drejtësisë. Madje edhe qytetarët e humbën besimin tek sistemi i drejtësisë në Kosovë.

E sistemi i drejtësisë, gjyqësia e prokuroria, mbajtën shumë konferenca e shumë takime, në të cilat takime u tha se do të punohet që të rikthehet besimi i qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Por që gjyqësori është i politizuar e thotë edhe Betim Musliu.

Ai tha për KosovaPress, se po vazhdon që sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial të bëjnë emërime të cilat kanë ndërlidhje politike, e ai thotë se deri sa politika është prezent në sistemin e drejtësisë, atëherë nuk do të ketë efikasitet e as efektivitet.

Musliu: Gjyqësori i politizuar

 

Tash për tashgjyqësori është jashtëzakonisht i politizuar, si sistemi gjyqësor në faktsi sistemiprokurorial sepse kemi emërimetë cilat tanimë po i shohim se po avancohen dhe se kanëgjithsesi ndërlidhje me politikën…Përderisa politika është prezent në sistemin e drejtësisë nuk do të ketë efikasitet, nuk do të ketë efektivitet, rrjedhimisht do të ketë shkelje të të drejtavedhe lirive të qytetarëve të cilat ia besojnëndarjen e drejtësisëkëtij sistemi të drejtësisë i cilijo që nuk iandanë drejtësinë por ia ngatërron edhe më shumë dhe pothuajse një pjesë e madhe e rasteve civile që iu drejtohen gjykatavenë fund shndërrohen në raste penale sepse një ngatërresë e cila nuk zgjidhetpo pështillet në fund mund të përfundoj me fatalitetsepse vëllezëritqë nuk mund ta zgjidhin nj kontest pronësor në fund edhe vriten”, tha Musliu për KosovaPress.

Musliu gjithashtu ai tha se fatkeqësia më e madhe e gjithë kësaj është që asnjëherë nuk ka pasur interes që sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur dhe i fuqishëm, duke theksuar që kjonuk i konvenon as faktorit ndërkombëtar. Mirëpo ai thotë nuk ka ekzistuar as interesimi i politikës vendore që të ketë një sistem të drejtësisë të fuqishëm, dhe një pushtete të pavarur.

E për gjithë këtë ai thotë se një pushtet i fuqishëm gjyqësor, pushtet ky i cili të parët që do t’i dërgonte në burgun e Dubravës, j anë këta politikanë që po e qeverisin vendin dhe elita, e cila sipas tij asnjëherë nuk e pati vullnetin që ta luftoj korrupsionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.