Lajmet e fundit

Rasti i Kumanovës u bë nga shërbime sekrete

Publicisti maqedonas, Branko Geroski, në komentin e tij të fundit më rastin e nxjerrjes para drejtësisë të Grupit të Kumanovës, shkroi se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka kundërthënie në lidhje me deklaratat e tij për ngjarjet e Kumanovës

Sipas Geroskit, në ngjarjet e Kumanovës janë të përfshira shërbimet sekrete nga rajoni, por edhe ato maqedonase, transmeton zhurnal.mk

“Pa marr parasysh kundërthëniet në deklaratat e Zoran Zaevit për ngjarjet në Lagjen e trimave në Kumanovë, deklarata të cilat janë pasojë e kontekstializimit të gabuar, unë i besoj vetëm fakteve. Dhe ato, faktet, padyshim dëshmojnë se në incidentin në Kumanovë janë të përzier edhe shërbimet sekrete të huaja në rajon, duke e përfshirë edhe atë maqedonas. “ shkroi Geroski.

Geroski përkujton ftesën që iu është bërë Sasho Mijalkovskit dhe Gordana Jankulloskës nga ana e ambasadës amerikane. Dhe, një ditë pas vizitës së tyre në këtë Ambasadë, të nesërmen këta dy persona detyrohen që të japin dorëheqje.

“Ndoshta dikush ka harruar, por unë ende e mbaj mend edhe lajmin që e publikoi Plusinfo, se në Ambasadën Amerikane në Shkup urgjentisht janë thirrur Gordana Jankulloska dhe Sasho Mijalkov. Një ditë pas publikimit të këtij lajmi, Jankulloska dhe Mijalkov, bashkëpunëtorët më të ngushtë të Nikolla Gruevskit dhanë dorëheqje”, shkroi Geroski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.