Qeni Reagan është kafsha më e famshme në internet. Ai jeton në Australi me familjen e Sandi Swiridoff, ku ky i fundit e vesh qenin njësojë si fëmijën e tij.
Fotografitë janë hedhur në internet dhe Reagan është bërë shumë i dashur për 60 mijë fansat që ka grumbulluar në Instagram.
Për të mbrojtur privatësinë e fëmijës së vogël, zonja Mrs Swiridoff, ka gjetur mënyra të ndryshme që ata të dy të fotografohen bashkë, por identiteti të mos publikohet.
Ajo shpjegon:-“Reagan dhe fëmija im janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Kur Reagan erdhi në shtëpinë tonë, ata u lidhën bashkë dhe janë miqtë më të mirë që unë kam parë ndonjëherë.
Kur unë shkoj të fle, qeni rri pas derës deri sa fëmija të zgjohet, në mënyrë që të luajnë me njëri-tjetrin. Reagan dhe fëmija im kanë të njëjtën moshë. Atij i pëlqejnë rrobat, i pëlqen kamera dhe i do njerëzit.
Kur ai vishet, duhen vetëm pak minuta që të realizohen fotografitë dhe që më pas të hidhen në Instagramin e tij”, shpjegon gruaja.