Lajmet e fundit

Reagim i opozitës së bashkuar rrethë shpifjes së portalit INDEKSONLINE

Sot, në portalin INDEKSONLINE u plasua një shpifje shumë e ulët në lidhje me manifestimin paqësor të 28 nëntorit.

Paralajmërimi që manifestimi do të jetë i dhunshëm dhe se opozita po organizohet për ta shndërruar në të tillë, është tërësisht i pavërtetë, shumë tendencioz dhe në përputhje të plotë me synimin e Qeverisë për ta paraqitur si të tillë manifestimin paqësor të ditës së shtunë.

Këto dy ditë, edhe zv.Kryeministri Hashim Thaçi ka shpifur në vazhdimësi duke paralajmëruar dhunë në manifestimin e opozitës.

Këto deklarata janë tërësisht të pavërteta dhe kanë për qëllim që të shpërndajnë frikë tek qytetarët. Të tilla deklarata po bëhen për një arsye të thjeshtë: qeveria po e ndjen mirë që qytetarët e Kosovës në mënyrë jashtëzakonisht masive do ta shprehin vullnetin e tyre kundër marrëveshjeve. Prandaj, po mundohet që me metoda të tilla, duke përdorur portale si INDEKSONLINE të përhapin frikë e pasiguri.

Mirëpo e gjithë kjo propagandë është e pavlefshme. Nuk mund të ketë shpifje që do të ndikojnë në masivitetin e manifestimit të së shtunës, ngase vullneti i qytetarëve për të shprehur në mënyrë paqësore kundërshtimin ndaj marrëveshjeve është shumë i fuqishëm dhe i pandalshëm.
25 nëntor 2015

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

NISMA 

Leave a Reply

Your email address will not be published.