Atmosfera që shoqëroi momentin e shpalljes së Eneda Tarifës fituese të Festivalit të 54-të, ishte më se e vakët.
Si asnjëherë më parë, publiku i Pallatit të Kongreseve, u duk indiferent, në pjesën më kulmore të shfaqjes.
Duartrokitje të pakta, gati të papërfillshme, karakterizuan triumfin e krijimit “Përrallë”, kënduar nga Eneda Tarifa.
Përballë vendimit të jurisë për ta vlerësuar maksimalisht prezantuesen e “Portokallisë”, publiku që ndoqi nga salla natën Finale të FiK, siç shihet në videon e publikuar nga lapsi.al, duket se nuk dha dakordësinë.