Lajmet e fundit

Reagojnë Bulliqi e Isufi: Punimi ynë për demarkacionin, u bë me metoda shkencore!

Dy gejografët e njohur kosovar, Shpejtim Bulliqi e Florim Isufi kanë reaguar ndaj një shkrimi të botuar në një portal, ku kinse këta dy studiues në një punim të tyre shkencor për vijën e kufirit me Malin e Zi kanë demantuar vetveten. Bulliqi e Isufi në reagimin e tyre theksojnë se punimi i tyre ka pasur qasje shkencore.

Reagimi i plotë:

Bazuar në artikullin me titull “Kundërshtuesit e demarkacionit, Isufi dhe Bulliqi, demantojnë vetveten (Dokument)” e publikuar në portalin Republika.info, dhe të huazuar nga disa portale tjera jemi të detyruar të bëjmë këtë sqarim:

  1. Ne çështjes së demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi ju kemi qasur në aspektin shkencor, jo në aspektin politik dhe propagandistik, prandaj qasja jonë shkencore duhet të shikohet si tërësi e jo në kontekste të veçanta.
  2. Me qasjen tonë shkencore ne nuk jemi pozicionuar në asnjërën anë të politikës e as individëve të caktuar dhe nuk planifikojmë as në të ardhmen të bëjmë diçka të tillë, por kemi kryer një obligim kombëtar me një mori faktesh hartografike që mbetet të verifikohen nga cilido grup ekspertësh në të ardhmen.
  3. Të gjithë ekspertët e hartografisë, gjeografisë, gjeodezisë dhe gjeoinformatikës e dinë se produkti final i punës së tyre shkencore është harta, e cila duhet të përdoret ajo që përdoret nga institucionet shtetërore, duke pas parasysh edhe punimet shkencore. Kjo nuk do me thënë që kufinjtë e shtetit të cilët ende nuk janë ratifikuar nga institucioni ligjdvënës (parlamenti) në fakt mund të jenë edhe kufijtë e ardhshëm të shtetit të Kosovës.
  4. Ne edhe tani në punime shkencore i referohemi kufijve aktual që i përdorin institucionet e Kosovës sepse e tërë baza e shënimeve është e ndërtuar mbi atë bazë grafike, dhe do ti përdorim deri sa të bëhet ratifikimi me Malin e Zi, prej kur do ti përdorim kufinjtë e ri edhe nëse janë në dëm të territorit të Kosovë (nëse aprovohen si kufinjë zyrtar).
  5. Që ti shkatërrojmë të gjitha dilemat shkencore dhe të nxjerrim një përfundim të saktë dhe të plotë për demarkacionin kufitar Kosovë – Mali i Zi, ftojmë të gjithë ekspertët vendor dhe ndërkombëtar të hartografisë, gjeografisë, gjeodezisë dhe gjeoinformatikës qe kur të duan, ku të duan dhe në formën të cilën ata duan të ulemi në tryezë (tavolinë) dhe ti krahasojmë të gjitha faktet shkencore. Ne jemi në pritje të kësaj, që një periudhë të gjatë por ende asnjë ekspert nuk ka shprehur gatishmëri për takim. Te ne apo te ata.

6.      Me keqardhje kemi konstatuar se edhe pas gjithë këtyre dilemave sot në Kosovë ka vetëm disa eskeprtë në kuptimin e plotë të fjalës (ekspertët e Komisionit Shtetëror dhe disa ekspertë tjerë të pavarur)

D.V.
Florim Isufi dhe Shpejtim Bulliqi

Leave a Reply

Your email address will not be published.