Lajmet e fundit

Reagon AAK, deklarata në emër të opozitës për ambasadorin amerikan, ishte shpifje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar përmes një njoftimi për medie, ku ka theksuar se deklarata në emër të opozitës për ambasadorin amerikan, ishte shpifje. Sipas këtij njoftimi të AAK-së, kjo parti nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me qëndrimit e ambasadorit.

Ky është reagimi i plotë i AAK-së:

AAK: Deklarata në emër të opozitës për ambasadorin amerikan, ishte shpifje

Përpjekjet e disa mediave që deklarimet individuale dhe krejt jo-formale t’i paraqesin si qendrim zyrtar të opozitës, për gjoja shpalljen e palegjitimitet të ambasadorit amerikan, janë shpifje të ulëta dhe kanë për qëllim që ta tërheqin vemendjen e opinionit publik nga thelbi i problemeve me te cilat po përballet vendi.

AAK-ja nuk ka bërë asnjë deklaratë publike ose private lidhur me qendrimet e ambasadorit amerikan, përkundrazi në vijimësi i ka marr dhe i ka trajtuar me shumë vëmendje.

Për AAK-në, raportimet e shumë mediave për zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës, janë krejt joprofesionale, e në raste të caktuara, shkojne deri te shpifjet më të ulta.

Jemi të vetëdijshëm që pushteti aktual është duke i shfrytëzuar të gjitha mjetet, duke përfshirë edhe mediat që i kontrollon vetë, për ta demonizuar opozitën dhe AAK-në specifikisht.

 

Njëkohësisht besojmë fuqishëm që çdo llojë propagande, do të mbetet e zbehtë perballë kauzës sonë të drejtë, për të ndalur dy marreveshje të cilat rrezikojnë integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.