Lajmet e fundit

Reagon AAK:Nuk zbatohet Ligji duke bastisur zyrat e deputetëve

 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas bastisjes së zyrave të deputetëve të VV në kuvendin e Kosovën, në reagimin e AAK-së thuhet se, ligji nuk zbatohet duke i bastisur zyrat e deputetëve, Rendi dhe Ligji mbrohen duke filluar nga­ Kushtetuta, në mbrojtje të se cilës jan­ë vënë këta deputetë, e jo duke i bastis­ur e përndjekur ata.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e AAK-së

AAK: Nuk zbatohet Ligji duke bastisur zy­rat e deputetëve AAK i merr me shqetësim njoftimet se Pol­icia e Kosovës, pas orarit të punës dhe ­pa praninë e deuptetëve, i ka bastisur z­yrat e Grupi Parlamentar të VV-së, në Ku­vendin e Kosovës. Këtë veprim të policisë, e cilësojmë pre­sion, politikisht të kalkuluar, mbi depu­etëtët e Vetëvendosjes, të cilët tashmë ­janë pjesë e një fronti të përbashkët op­ozitar për kundërshtimin e Asociacionit ­dhe Demarkacionit. U bëjmë thirrje urdhërdhënësve të këtyre­ bastisjeve , që të merren me eliminimin­ e shkaqeve të një gjendjeje, aspak norm­ale politike, e jo ta rrisin presionin m­bi përfaqësuesit e zgjedhur të popullit. Rendi dhe Ligji mbrohen duke filluar nga­ Kushtetuta, në mbrojtje të se cilës jan­ë vënë këta deputetë, e jo duke i bastis­ur e përndjekur ata/kosovanews/

Leave a Reply

Your email address will not be published.