Reagon ARK dega në Vushtrri lidhur me dështimet e kryetarit Mulaku.
ARK dega në Vushtrri reagon lidhur me subvencionet e sëmura që u janë shpërndar qytetare të komunës së Vushtrris. Subvencionet që janë shpërndar kanë qenë jo të shëndosha, pra janë shpërndar lop të sëmura, bletë të sëmura dhe mjedrra kancerogjene, të cilat pak ditë pas shpërndarjes është dasht të asgjësohen. Përveq se nuk kanë përfituar fermerët Vushtrrias lind pyetja, a mos janë dëmtuar ata nga sëmundjet që janë sjellë me ato subvencione dhe kush do ta marr përgjegjsinë për këtë qështje? Kryetari Mulaku premtoi edhe ndërtimin e qerdheve publike, por në të vërtet kjo as nuk eshte duke ndodh, premtoi edhe ndërtimin e parkingjeve publike, e shumë të tjera. Ndërsa si kulminacion i gjitha këtyre dështimeve të tij është edhe fabrika e ujit e cila është premtuar që nga viti 2008 edhe nuk është lëshuar ende as në 2015 duke zvarritur punën nga se tenderues për ndërtimin e kësaj fabrike ishte firma “Rrukolli” e cila në të vërtet është përfituese e gjithë tenderve në këtë rajon ngase është e lidhur ngusht me interesat e pushtetit qëndror dhe atij lokal. Dhe si përfundim, pas mashtrimit të qytetarëve të Vushtrris për vite me radhë me fabrikën e ujit në fund të 2015 zotri Mulaku del dhe publikisht thot se nuk kam kapacitet. Buxheti i ndarë për kulturën kalon mbi 600 000 € ndërsa shpenzime që janë bër deri më tani janë veq 68 000 €, ku janë edhe 532 000 €./KOSOVANEWS