Diteve te fundit kam dhene deklarate ne EULEX rreth rastit te ‘arratisjes’ se Kryetarit te Skenderajit, Sami Lushtaku, vitin e kaluar, nga QKUK.
Realisht, as atehere nuk e kam dite, e as tash nuk e di, nese ishte arratisur Lushtaku nga spitali, ose jo.
Sido qe te jete, meqe mediat po me pyesin, atehere po e jap kete sqarim.
Fillimisht jam intervistuar si deshmitar, e me pas me kane ftuar edhe ne cilesine e personit te dyshimte, per kete arratisje.
Sipas personave pergjegjes ne EULEX, une jam njeri prej atyre personave qe e ka ndihmuar Lushtakun qe te arratisej, si dhe – shih habine!- une i kam penguar policine qe ta ndalonin Lushtakun qe te arratisej. Ne fakt une as policine e trafikut nuk guxoj me i pengu ne detyre, e lere me organet me serioze te rendit.
Mirepo, kjo eshte gjendja.
Ju njoftoj se nuk eshte ngritur kurrfare aktakuze. Procesi duket te jete ne nje faze te hershme.
Ne fazen e tanishme, pas konsultimeve me avokat, une nuk kam dhene me deklarate. Kemi kerkuar me shume te dhena, se per cka saktesisht une jam pergjegjes.
Sido qe te jete, une z. Lushtaku, e kam konsideruar dhe vazhdoj ta konsideroj mik te cmuar. Procesi kunder tij eshte absurd. Ai eshte denuar per nje vrasje, ku nuk dihet se kush eshte viktima. E kam thene edhe me dhjetra raste, se Sami Lushtaku eshte denuar per krime lufte, kurse eshte gjykuar per dyshimet e pasluftes.
Jam i bindur, marre parasysh qe vij pak a shume nga i njejti rajon, se Lushtaku gjate luftes se fundit ka qene njeri prej komandanteve me te ndershem te UCK’se. Gjithashtu jam i bindur qe komandante te tjere qe kane kryer krime gjate luftes sot jane te lire.
Mediat e interesuara i lus qe t’i referohen ketij statusi nese deshirojne te raportojne per kete rast.
Krejt ne fund, ne baze te njohurive te mia, kete ua kam thene edhe zyrtareve te EULEX’it, se askush me mire se Jonathan Rattel, prokuror ne EULEX, nuk e di te verteten e asaj ngjarje.
Pra, eshte Rattel qe duhet te pergjigjet ne dyshimet nese Lushtaku ishte arratisur ose jo.
Diten kritike, ose ditet kritike, per te cilen EULEX dyshon, une se kam takuar asnjehere Lushtakun.
Me te mira smile emoticon