Mësimdhënësja në Universitetin e Prishtinës, Besa Luzha ka reaguar pas shkarkimit të rektorit, Ramadan Zejnullahu. Ajo në një shënim në Facebook ka theksuar, se përkundër që ka pasur shpresë në anëtarët e KD-së, ajo është zhgënjyer me këtë vendim.
Ja shënimi i plotë i saj:
Keshilli drejtues i UP ka qene gjithmone vend i strehimit te njerezve te partive ose te grupeve te ndryshme te interesit. Ma shume se per UP, shume prej tyre e kane synuar ate institucion per perfitime personale (meditje, avancime dhe ndikime per vete dhe grupet e tyre te interesit). Me perberjen e ketij Keshilli Drejtues megjithate kisha nje shprese se disa njerez me integritet te cilet i njoh personalisht si Shefkije Islamaj, Alberta Troni Axhami megjithate do te jene ne anen e drejte. E zhgenjyer thellesisht me pafuqine e tyre per te rezituar ndikimin nga te tjeret prej te cileve as qe kam pritur dicka tjeter!