Lajmet e fundit

Reagon Faton Bislimi: KTV shpifi, ja e vërteta e billbordit me Lutfi Hazirin (Foto)

Faton Bislimi, njëri nga bashkëpunëtorët e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri dhe i cili e shoqëroi atë gjatë vizitës në Kanada ka reaguar ashpër ndaj lajmit të publikuar në KTV ku thuhet se billbordi i mirëseardhjes së Hazirit në Kanada është bërë me fotoshop.

Sipas Bislimit billbordi është i vërtetë dhe nuk është bërë me fotoshop.

“Po, përgatitja e panos 20 ft x 10 ft (apo rreth 7m x 3m) është bërë me kompjuter (nuk besoj se çuditet dikush për këtë) por vendosja e saj ne Billboardin Digital ne Mayor Magrath Drive në Lethbridge ka qene e vërtete dhe ajo pano ka qëndruar atje për rrafsh një jave dhe është shfaqur 4200 here ne 24 ore me kohëzgjatje 8 sekonda secilën herë”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Ai si dëshmi e ka publikuar edhe billobordin me foton e Hazirit në version tjetër, natën, duke hedhur poshtë kështu dyshimet për mashtrim.

Lexojeni sqarimin e plotë të Bislimit në Facebook:

Sa po e mora nje email nga z. Harold Pereverseff, Kryetar i Lethbridge Tëinning Society ne lidhje me nje telefonate e email qe ai kishte marre nga gazetari Ridvan Hamza (Koha) per te pyetur nese billboardi per Kryetarin Haziri ne Lethbridge ishte i vertete. z. Perserverseff edhe ne email edhe ne telefon e ka informuar Ridvanin se billboardi ishte i vertete dhe se Shoqata e tij e kishte vendosur ate dhe kishte paguar per ate (shiih emailin e z. Pereverseff). Perkunder kesaj, KOHA merre guximin dhe publikon lajm te rrejshem duke thene se billboardi ishte i bere ne photoshop. Po, pergatitja e panos 20 ft x 10 ft (apo rreth 7m x 3m) eshte bere me kompjuter (nuk besoj se cuditet dikush per kete) por vendosja e saj ne Billboardin Digital ne Mayor Magrath Drive ne Lethbridge ka qene e vertete dhe ajo pano ka qendruar atje per rrafsh nje jave dhe eshte shfaqur 4200 here ne 24 ore me kohezgjatje 8 sekonda secilen here. Sa per informate per KOHEN dhe Ridvanin qe ka shpifur, ja edhe nje version tjeter te te njejtit billboard qe eshte shfaqur ne po te njejtin vend, perveq versionin te pare per te cilin po genjejne e po thojne ka qene i montuar! Qysh more vlla s’ju vjen njerezve pak marre–veq pak? Ju lutem shiqojeni edhe emailin e z. Harold dhe bindeni vet. A ti Ridvan edhe KOHA jote kishte qene mire me kerku falje publike per kete genjeshter kaq te pa strupullte qe e keni bere!!! TURP!

 

rikka ghafeee(1)l

Leave a Reply

Your email address will not be published.