Lajmet e fundit

Reagon Hashim Thaçi: Bllokimi i Kuvendit po rrezikon shumë marrëveshje ndërkombëtare

Zëvendëskryeministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj bllokimit të Kuvendit nga ana e opozitës. Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se ata që po humbin më së shumti nga kjo bllokadë, janë qytetarët e Kosovës.

Ky është shënimi i tij i plotë:

Cenimi i institucioneve të Kosovës nga ana e opozitës ka filluar të gërryejë imazhin tonë pozitiv që me aq mund po e ndërtojmë. Një numër i marrëveshjeve ndërkombëtare, ndër të cilat edhe asistencë ndërkombëtare për Kosovën, janë duke rrezikuar të humbin për shkak se po vonojnë të miratohen në Kuvendin e Kosovës. Është fjala për projekte për të përmirësuar furnizimin me ujë në rajonin e Vushtrrisë e më gjerë, një milion euro për shëndetësinë kosovare, milionë të tjerë në formë të asistencës ndërkombëtare për projekte në fushën e sundimit të ligjit dhe qeverisjes apo për rritjen e investimeve dhe për sektorin privat. Pengimi i punës së Kuvendit të Kosovës më së shumti po prek vetë qytetarët e Kosovës, mirëqenien dhe të ardhmen e tyre. Qytetarët e Kosovës nuk meritojnë një opozitë të tillë. HTH

Leave a Reply

Your email address will not be published.