Presidentja, Atifete Jahjaga, ka thënë se dhuna është e pa pranueshme ndaj kujtdo që shfaqet dhe nga cilado parti që vije.
Presidentja Jahjaga, gjatë një vizite në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, me rastin e ditës ndërkombëtare kundër kancerit te gjirit, u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që dialogu të kthehet brenda institucioneve dhe jo siç ka ndodhur në rrugë.