Marka e njohur e makinave Porsche është mbrojtur pas padisë që e bija e aktorit Paul Walker ka bërë.
Kjo kompani ka bërë menjehërë një deklaratë.
“Siç edhe kemi deklaruar më parë, na vjen shumë keq për këdo që dëmtohet në një makinë të tipit Porche, por ne i besojmë përfundimeve të autoriteteve, ku thuhet qartë se kjo përplasje tragjike erdhi si rezultat i drejtimit të mjetit në mënyrë të pakujdesshme dhe gjithashtu si pasojë e shpejtësisë së tepruar, duke shkaktuar vdekjen e aktorit”, thuhet në këtë deklaratë, transmeton Klan Kosova.
Në padinë që është ngritur, vajza e aktorit ka pretenduar se babai i saj ishte gjallë por për shkak të problemeve dhe të metave me veturën ai nuk ka mbijetuar.