Lajmet e fundit

Reagon Mërgim Mavraj: Të dhëmb shpirti…

Mërgim Mavraj, i cili nuk mundi të luaj në ndeshjen e sotme për shkak të lëndimit, ka thënë se kjo është një humbje shkuese.

Maraj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ka kërkuar përkrahje dhe mbështetje për Kombëtaren, transmeton zeri.info.

Postimi i plotë i Mavrajt:

Të dhëmb shpirti…

Humbje shokuese që ta plas zemrën por më shumë se kurrë duhet mbështetja!!!

Unë besoj që, ashtu siç kemi pasur fatin kundra në dy ndeshjet e fundit, ashtu do të na buzëqeshë në Armeni. Shpresa jonë nuk vdes kurrë prandaj duhet të vazhdojmë të besojmë tek heronjtë tanë. Ata ishin të tillë dy orë më parë dhe duhet të vazhdojnë të jenë të tillë edhe pas kësaj disfate!

Humbje që dhëmb thellë në shpirt, por dhimbja duhet kthyer në forcë dhe ta realizojmë ëndrrë e madhe !!!

Përgjithmonë ne ty Shqipëri, je më e mira!

auto_mavrajjj1444340933

Leave a Reply

Your email address will not be published.