Lajmet e fundit

Reagon Pacolli për pikturat e zbuluara në Kuvend

Lideri i AKR’së Behgjet Pacolli ka shkruar për zbulimin e muraleve në Kuvendin e Kosovës që opozita e bëri duke përdorur skalperët. Duke rikujtuar se restaurimin e Kuvendit e kishte bërë kompania e tij “Mabetex”, Pacolli ka thënë se do të donte që muralet me motive historike të zbuloheshin në ndonjë kohë tjetër dhe në një mënyrë tjetër.

Ky është postimi i plotë i Pacollit.

Ngjarjet e djshme në Kuvendin e Kosovës ishin dramatike, të paprecedenta, pa lidhje me kulturën parlamentare.

Në planin njerëzor, heqja e mbulesave mbi muralet me motive historike të Kosovës e shqipëtarëve, më solli ndërmend punën e madhe për shndërrimin, restaurimin e Kuvendit kryer në vitin 2004, nga punonjësit e Mabetex. Një punë plot pasion. Pjesa më e madhe e punës madhështore që e ktheu ndërtesën e kuvendit me ambiente më me shije, elegancë dhe më funkcionalin në rajon. Pjesa më e madhe e financimit të kësaj pune ishte donacioni i kompanisë Mabetex.

Muralet me motivet e Lidhjes së Prizrenit, luftërave të Skënderbeut, përkryera nga artistë italianë e vendorē , u mbuluan po atë ditë kur përfundoi puna nga një vendim që unë kurrë nuk e kam kuptuar.

Dje ato murale dolën sërish në dritë e unë kam ndjesi të përziera. Do kisha preferuar që të hapeshin në një kohë tjetër dhe me një mënyrë tjetër!

Leave a Reply

Your email address will not be published.