Lajmet e fundit

Reagon Pantina: Besa Gaxherri mos shpif

Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina ka reaguar ndaj deklaratës së deputetes së LDK-së, besa Gaxherri e cila ka thënë se kolegia e saj nga VV e ka quajtur kurvë një punëtore të sigurimit. Pantina i ka thënë Gaxherri që të mos shpif.

Ky është reagimi i saj i plotë:

Besa Gaxherri mos shpif

Nuk mund te i justifikosh qëndrimet tua anti feministe dhe fyese duke vazhduar te shpifesh kundër deputeteve tjera. Ne fjalorin tim asnjëherë nuk kanë ekzistuar dhe nuk ekzistojnë shprehej te tilla për te cilat ju po shpifni sonte, e aq me pak të ju drejtohem punëtoreve të sigurimit të cilat edhe ashtu vetëm po e zbatonin një urdhër që tjetër kush ua kishte dhënë, e për më tepër as nuk i kanë trajnuar si duhet ta kryejnë punën e tyre. Por ato më së paku i bëjë fajtore. Fajtor është kjo qeveri e ky regjim dhe deputetet si puna jote që mëkatet e veta mundohen ti shlyejnë duke shpifur e ofenduar të tjerët. Vërtetë jeni për të ardhur keq!

Leave a Reply

Your email address will not be published.