Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka reagur ndaj inicitivës së disa delegatëve të LDK-së në Prizren, për shkarkimin e kryetarit të kësaj dege, Haxhi Avdyli, pas raportimit të Gazetës Blic.
Depuetetja më e votuar femër në Kosovë, Vjosa Osmani ka thënë se shpreson që një iniciativë e tillë të mos jetë e vërtetë. Nëse kjo vërtetohet, ky do të ishte nje turp për Lidhjen Demokratike të Kosoës, ka thënë Vjosa Osmani për Gazetën Blic. Ajo ka thënë se të ndëshkosh një kryetar dege, vetëm pse dëgjoj zërin e elektoratit, është e paprecedentë.
Kjo është deklarata e saj e dhëne për Gazetën Blic:
Shpresoj që kjo mos të jetë e vertetë, sepse një iniciativë e tillë do të ishte e turpshme. Vetëm dikush që ja do të keqen dhe fundin LDK-së mund të ndërmarrë diçka të tillë, duke ndëshkuar fjalën e lirë, vlerë kjo esenciale që e ka promovuar LDK-ja. Për me tepër, të ndeshkosh një Kryetar të degës më të madhe për nga numri i votuesve vetëm pse ai ka dëgjuar zërin e elektoratit të degës në Prizren, është e paprecedent për një parti si LDK. Prandaj, po e përseris, që shpresoj që kjo të demantohet dhe që iniciativa të tilla mos të gjejnë përkrahje nga njerëzit që ja dojnë të mirën LDK-së
Po ashtu, raportimin se disa delegatë të LDK-së në Prizren kanë marrë iniciativë për shkarkim të kryetarit, mund ta lexoni në linkun e më poshtëm.