Real Madridi ka barazuar barazimin e Barcelonës me Villarrealin duke mposhtur Sevillën me rezultat të thellë 4 me 0 për t’u afruar në dhjetë pikë me liderin e tabelës.
Karim Benzema hapi serinë e golave në minutën e gjashtë në ndeshjen në kuadër të javës së 30-të. Cristiano Ronaldo shënoi për 2 me 0 në minutën e 64-të, ndërsa dy minuta më vonë epërsinë e “Mbretërve” e trefishoi Gareth Bale. Jese shënoi për “Poker” në minutën e 86-të.
Në ndeshje u humbën dy penalti, nga një për skuadër. Kevin Gameiro huqi penaltinë për Sevillën, ndërsa të njëjtën te Reali e bëri Cristiano Ronaldo.
Reali tani ka 66 pikë dhe mbetet në pozitën e tretë në tabelë. I dyti Atletico ka 67, ndërsa Barcelona 76.