Lajmet e fundit

Recetat natyrale ndaj dhimbjes së kokës

Dhimbja e kokës është një shqetësim nga i cili vuajnë një pjesë e mirë e njerëzve prandaj është e rëndësishme që ne të kujdesemi herë pas here duke qëndruar larg antibiotikëve dhe duke përdorur pije të ndryshme natyrale.Më poshtë do të gjeni recetat natyrale që do ju ndihmojnë në shërimin e dhimbjeve të kokës, si?

Uji i vakët me limon

Kjo pije është e shkëlqyeshme për detoksimin e organizmit dhe sugjerohet ta pini çdo ditë në mëngjes, por edhe atëherë kur keni dhimbje koke.

Qumështi i bademit

Bademi përmban magnez dhe minerale të tjera që mund ta zbusin dhimbjen e kokës dhe migrenën.

Vaji i peshkut

Vaji i peshkut përmban aminoacidet omega-3, që zvogëlojnë presionin në enët e gjakut dhe parandalojnë mundësinë e shfaqjes së trombozës. Pos kësaj, vaji i peshkut mundet ta ulë shtypjen e gjakut dhe ta rregullojë pulsin.

Çaji nga menta

Menta relakson muskujt dhe nervat, prandaj mund të ndihmojë edhe në rastet kur shfaqen dhimbjet e kokës.

Lëngu i domates

Domatja përmban sheqerin natyral dhe mjaft vitamina e minerale që mund ta zbusin dhimbjen e kokës, sidomos dhimbjen e shkaktuar pas dehjes. Shtoni edhe disa erëza pikante dhe do të keni ilaçin e përsosur kundër dhimbjeve të kokës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.