Kështu si asht, Marrëveshja për Demarkacionin nuk kalon, e këtë, deputeti i PDK’s, Elmi Reçica e sheh si rrugë për zgjidhjen e situatës.
Ai shton se Komisioni Shtetnor për Shêjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi e din se ka me u thirrë në përgjegjësi, nëse gjenden gabime.
Ai e fton opozitën me pranue krijimin e nji Komisioni të ri për kufinin me Malin e Zi.
Reçica flet për gadishmërinë e Grupit Parlamentar të PDK’s për më debatue Demarkacionin në nji seancë të posaçme të Kuvendit, qoftë edhe pa përfshi ratifikimin.
Në nji intervsitë për Televizionin Rrokum, nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, thotë Marrëveshjen për Asociacionin nuk ratifikohet në Kuvend nëse rrxohet nga Gjykata Kushtetuese.
Simbas Reçicës, moszgjedhja e Hashim Thaçit President nuk asht arsye me shku’ në zgjedhje.
I pyetun për mundësinë që edhe mbas zgjedhjes së Thaçit President, vendi me shkue në zgjedhje, Reçica thotë me sarkazëm se gjasat janë të pakta, derisa e ka nji përgjigje edhe për Vjosa Osmanin e LDK’s, e cila e mbron këtë tezë.
E sa jemi te koalicioni, Reçica thotë se sjelljet e deputetëve të LDK’s e PDK’s në seancën e fundit të Kuvendit s’janë përplasje partnerësh.
E sigurisht që deputeti i PDK’s nuk ka me si me e quejtë dështim punën e kryetarit të partisë e njiherit Ministrit të Jashtëm Hashim Thaçi në krye të diplomacisë, edhe pse gjatë këtij viti, Kosova mori veç dy njohje dhe nuk ia doli me u pranue në UNESCO.
https://www.youtube.com/watch?v=O-zE3MFrdXc