Një refugjat sirian ka fituar rreth një milion euro në lotarinë franceze, pasi bleu tiketën fituese në Francë.
Burri, që është në të tridhjetat, u largua nga vendi i tij më 2011 dhe u vendos në Paris, ku gjeti punë dhe punon si punëtor krahu.
Ai e bleu tiketën fatlume në Paris disa muaj më parë, por detajet se fituesi ishte një refugjat sirian u bënë të ditura dje nga lotaria Franceze.
Fituesi, të cilit nuk i është bërë i ditur emri, tha për Le Parisien se paratë i përdori për të blerë një apartament dhe tani ka plane që të hapë një restorant.