‘Britania duhet të jetë në gjendje të arrijë një marrëveshje për reformimin e marrëdhënieve të saja me Bashkimin Europian, edhe pse disa nga kërkesaj e saj janë ‘të vështira’,” tha Ministri i Ekonomisë në Finlandë, Olli Rehn.
Kryeministri britanik David Cameron ka shkruar një letër të martën në të cilën ka përcaktuar katër objektivat kryesore për rinegociatat mes Britanisë dhe BE-së, përpara referendumit të vitit 2017.
“Ka elemente që mund të formojnë bazën e marrëveshjeve, por ka edhe elemente që ‘vështirë’ se gëlltiten,” tha Rehn për BBC Radio, transmeton Kosovanews.info.
“Në ëprgjithësi unë mendoj se një paketë e elementeve mund të miratohet si nga Britania e Madhe, ashtu edhe nga pjesa tjetër e Bashkimit Europian,” shtoi ai.
Rehn tha se Britania ishte ‘thelbësore’ në forcimin e zërit jashtë BE-së dhe se Finlanda e ka mbështetur këtë shtytjen e Cameronit për reforma në fusha si rritja e konkurrences dhe mbrojtja e tregu unik mbrenda bllokut.
“Pa dyshim që Bashkimi Europian ka nevojë për reforma. Prandaj edhe Britania e Madhe ka aleatë në mesin e shteteve tjera anëtare,” theksoi Rehn.