Emisari gjerman për Ballkanin, Ernst Reichel, i cili së fundmi dha deklarata kritike për sjelljet e opozitës në seancën e 8 tetorit, do të vizitoj sot Kosovën.
Reichel, madje i drejtoi një pyetje VV-së, AAK-së dhe NISMA-së, se pas gazit çfarë armësh do të përdorin në Parlament.
Reichel, tha ndër të tjera se: “në demokraci politikat ndryshohen vetëm duke i bindur votuesit dhe duke i fituar zgjedhjet e radhës”.
“Opozita nuk pajtohet me Qeverinë, si zakonisht. Por në sisteme demokratike, ndërrimi i politikave nënkupton t’i bindësh votuesit dhe t’i fitosh zgjedhjet e ardhshme. Nëse tani opozita ka sulmuar me gaz lotsjellës, çfarë forme të dhunës do të përdorin më pas? Me çfarë justifikimi beson opozita që mund t’ia imponojë vullnetin e saj një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike që përfaqëson shumicën e votuesve?”, kishte shkruar emisari gjerman në Facebook.