Kryeministri i vendit, Isa Mustafa mund të mburret gjatë qeverisjes një vjeçare të paktën për diçka. Edhe pse kabineti i drejtuar nga ai u kritikua shumë për mos punë e shumë dështime, ky kabinet qeveritar megjithatë është më i madhi në rajon dhe më gjerë.
Ndonëse lideri i LDK-së gjatë kohës sa ishte në fushatë elektorale, kritikonte qeverisjen Thaçi për numrin e madh të anëtarëve të kabinetit, ai sot udhëheq një qeveri e cila ka 3 zëvendëskryeministra dhe hiq më pak se 21 ministra, duke e tejkaluar për 3 ministri kabinetin e paraardhësit të tij, raporton Gazeta Blic.
Isa Mustafa mund të “mburret” edhe për numrin e madh të zëvendësministriave. Ndonëse askush nga Qeveria nuk ka dashur të pronocohet për numrin e tyre, konsiderohet se numri i tyre është mbi 50.
Hesht Qeveria
Gazeta Blic ka provuar që të kontaktoj me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi që të marrë vesh se sa është numri i zëvendësministrave, mirëpo ky i fundit nuk ka kthyer përgjigje tash e një javë.
Në anën tjetër, burime të Gazetës Blic kanë thënë se Isa Mustafa për dallim nga Hashim Thaçi ka përdorur një strategji ndryshe për të fshehur numrin e madh të anëtarëve të kabinetit. “Derisa Hashim Thaçi zëvendësministrat i emëronte në një mbledhje të ekzekutivit dhe kjo gjë bëhej shumë e madhe në medie dhe në opionin, Isa Mustafa ka zgjedhur mënyrën tjetër, që nga 2-3 zëvendësministra t’i emëroj për mbledhje, në mënyrë që kjo çështje mos të bëhej shumë e madhe”, tha ky burim.
Ndonëse as ky burim nuk ka të dhëna të sakta të numrit të anëtarëve të kabinetit, ka theksyar se Kabineti qeveritar Mustafa është më i madh edhe se i Hashim Thaçit edhe sa i përket zëvendësministrave.
“As nëpër ueb faqet e ministrive të ndryshme, nuk janë publikuar saktë emrat e zëvendësministrave. Disa ministri nuk i kanë publikuar fare emrat e zëvendësministrave”, ka theksuar ky burim.
Ja sa anëtarë të kabinetit i kanë qeveritë e rajonit!
Ndërsa Kosova është vendi më i vogël në Evropë dhe në rajon, ajo lë shumë prapa qeveritë e këtyre vendeve sa i përket numri të anëtarëve në kanbinet.
Gjermania, që është shteti më i madh në Evropë, me rreth 100 milionë banorë dhe është ndër shtetet më me ndikim jo vetëm në Evropë, por në tërë globin i ka vetëm 14 ministri, apo shtatë më pak se kjo e Isa Mustafës, e cila qeverisë një popullsi prej vetëm 1 milionë e 700 mijë banorësh.
Qeveria e Isa Mustafës lë shumë prapa edhe Qeveritë e rajonit. Derisa qeveria e Kosovës ka 3 zëvendëskryeministra dhe 21 ministra, ajo e Malit të Zi i ka vetëm 16 ministri, ajo e Shqipërisë i ka 18 ministri e një zëvendëskryeministër dhe ajo e Maqedonisë i ka 19 ministri.
Analistët politikë: Kjo qeveri ka tre fish më shumë njerëz, se që i nevojiten
Edhe analistët politik, janë mjaft kritikë për këtë numër kaq të madh të kësaj qeverie.
Njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu në një prononcim dhënë Gazeta Blic është treguar kritik ndaj punës 1 vjeçare të Qeverisë Mustafa, duke thënë se janë bërë shumë hargjime e punë pak.
” Hargjime shumë, punë pak. Qeveria ka 3 fish më shumë ministra se sa i nevojiten Kosovës, ndersa zëvendësministrat nuk i duhen fare sepse nuk kryejnë asnjë rrol në qeveri”, ka thënë Spahiju
Kritik ndaj punës 1 vjeçare të po kësaj Qeverie, është treguar edhe analisti politik Fadil Lepaja, i cili vlerëson se është një numër i madh dhe i paduhur i zëvendësministrave brenda Qeverisë.
“Numri i ministrive dhe zv ministrave padyshim është një e brishtë e këtij vendi. Sidomos ai i zëvendës-ministrave, por ato si dukët janë rezultat i koalicionit, i cili kishte nevojë të madhe me i rahatue një numër të madh të kuadrove “në dispozicion” dhe njëkohësisht për me krijue në çdo njësi një baraspeshe, përkatesisht kontrolle”, ka thënë Fadil Lepaja, raporton gazetablic.com
Isa Mustafa dhe njerëzit e LDK-së në vazhdimësi e kishin kritikuar Qeverinë e drejtuar nga PDK=ja për numrin e madh të anëtarëve të kabinetit. Madje, njëri prej njerëzve kryesor që ka ndikuar që të formohet koalicioni PDK-LDK, Lutfi Haziri në një debat televiziv, Qeverinë Thaçi 2 e kishte quajtur si qeveri kineze, duke ironizuar me numrin e madh të ministrave e zëvendësministrave që kishte ai kabinet qeveritar.
Në web faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës, figurojnë vetëm këta anëtarë të kabinetit qeveritar:
Kryeministër: Isa Mustafa
Zëvendëskryeministra: Hashim Thaçi, Kujtim Shala dhe Branimir Stojanoviq
Ministria e Punëve të Jashtme
Ministër: Hashim Thaçi
Zëvendësministër: Petrit Selimi
Ministria e Kulturës
Ministër: Kujtim Shala
Zëvendësministra: Rexhep Hoti dhe Elfete Shabani
Ministria e Administratës Publike
Ministër: Mahir Jagxhillar
Zëvendësministra: Hydajet Hyseni,Mustafë Myrtaj
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal
Ministër: Lubonir Mariq
Zëvendësministra: Bajram Gecaj dhe Gjergj Dedaj
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
Ministër: Arsim Bajrami
Zëvendësministra: Anila Statovci dhe Usmen Baldzi
Ministria e Diasporës
Ministër: Valon Murati
Zëvendësministër: Sahit Krasniqi
Ministria e Drejtësisë
Ministër: Hajredin Kuçi
Zëvendësministër: Lirak Çelaj
Ministria e Financave
Ministër: Avdullah Hoti
Zëvendësministra: Agim Krasniqi, Isni Kilaj dhe Biljana Popoviq
Ministria e Zhvillimit Ekonomik
Ministër: Blerand Stavileci
Zëvendësministër: Besa Zogu- Gashi
Ministria e Integrimit Evropian
Ministër: Bekim Çollaku
Zëvendësministër: Ramadan Iljazi
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës
Ministër: Haki Demolli
Zëvendësministra: Fadil Haxhi Gashi dhe Muhamet Latifi
Ministria e kthimit dhe e komuniteteve
Ministër: Dalibor Jevtiq
Zëvendësministra: Qaush Balaj dhe Jollxhi Shala
Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor
Ministër: Ferid Agani
Zëvendësministër: Ferat Shala
Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale
Ministër: Arban Abrashi
Zëvendësministër: Rita Hajzeraj
Ministri pa Portofol
Ministër: Edita Tahiri
Ministri pa Portofol
Ministër: Rasim Demiri
Ministria e Bujqësisëm, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Ministër: Memli Krasniqi
Zëvendësministër: Vezir Januzi
Ministria e Punëve të Brendshme
Ministër: Skender Hyseni
Zëvendësministër: Valdet Hoxha
Ministria e Shëndetësisë
Ministër: Imet Rrahmani
Zëvendësministra: Izet Sadiku dhe Kadir Hyseini
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Ministër: Hykmete Bajrami
Zëvendësministër: —
Ministria e Infrastrukturës
Ministër: Lutfi Zharku
Zëvendësministra: Hanefi Muharrëmi e Fehmi Mujota