Mos realizimi i kërkesave të studentëve i ka shtyrë ata që edhe sot ta bllokojnë Rektoratin. Për kërkesat që kanë të bëjnë me afatet dhe kushtet për provime, studentët bllokuan edhe dje Rektoratin.
Një lajmërim të tillë e ka bërë udhëheqësi i Grupit të Studentëve të Pavarur Argjent Softolli.
Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ai ka ftuar edhe kolegët tjerë që t’i bashkëngjiten kësaj bllokade.
Organizatorët e kësaj proteste madje kanë paralajmëruar edhe veprime të tjera pos protestës, nëse nuk marrin ndonjë përgjigje për kërkesat e tyre.