Lajmet e fundit
Rektori Zejnullahu ndërpret mbledhjen e Senatit

Rektori Zejnullahu ndërpret mbledhjen e Senatit

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, i ka dhënë fund mbledhjes së Senatit, pasi që një propozim i tij nuk është votuar nga asnjë senator.

Në mbledhjen e së enjtes do të duhet të votohej për avancimet e stafit në UP.

Rektori Zejnullahu që është edhe drejtues i Senatit të UP-së ka kërkuar që për Aliriza Arënliu, kandidat i propozuar nga dekani i Fakultetit Filozofik Bujar Dugolli, të mos avancohet në këtë mbledhje, por që të përfshihet në kuadër të konkursit të ri.

Ky propozim i Zejnullahut nuk mori asnjë votë nga senatorët gjë që bëri që rektori të braktisë mbledhjen e Senatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.