Lajmet e fundit

Remi: Nëse një rritje, zvogëlim apo çfarëdo ndryshimi në konfiguracionin e koalicionit ekzistues, është çmimi i normalizimit të shtetit, ne duhet të jemi të gatshëm t’a paguajmë

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa përmes një reagimi në Facebook ka shkruar për zgjidhjen eventuale që do të mund ta nxirrte vendin nga kriza.

Remi ka thënë se deputetët e opozitës në veçanti duhet që të lënë anash interesat e klaneve dhe të veprojnë në të mirë të popullit.

Sipas tij deputetët duhet të paguajnë çfarëdo çmimi për normalizimin e shtetit.

NORMALIZIMI I SHTETIT – nuk ka alternativë.

Udheheqësit e koalicionit te mblidhen, përgjegjësia për mbarëvajtjen e institucioneve nuk guxon të anashkalohet.

Në Parlamentin e Republikës së Kosovës, kemi një opozitë shumë të veshtirë ,dhe të gjitha veprimet e tyre ndodhin në hapësirën e lejuar dhe të toleruar nga ana e pozitës- sepse opozita sidoqoftë ajo, është opozita jonë.

Në anën tjetër, pozita nuk duhet të tolerojë pafundësisht të cenohet demokracia, prandaj duhet shterur të gjitha mundesitë mbrenda dhe jashtë koalicionit, duke respektuar procedurat demokratike per normalizimin e shtetit.

Të zgjedhurit e popullit, duhet ndërruar logjikën e besnikërisë ndaj klanit apo grupit dhe me dinjitet të zhvendosin këtë besnikëri ndaj institucioneve, ndaj votuesit dhe shtetit.

Nëse një rritje, zvogëlim apo çfarëdo ndryshimi në konfiguracionin e koalicionit ekzistues, është çmimi i normalizimit të shtetit, ne duhet të jemi të gatshëm t’a paguajmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.