Lajmet e fundit

Remi u shpallë luftë bandave

Ish-deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa ndryshe i njohur si Remi, ka apeluar qytetarët e vendit që të raportojnë në organet kompetente rastet që, të cilat e dëmtojnë Kosovën.

Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin sociale “Facebook” ka shkruar se, duhet që të bëhet identifikimi i bandave dhe personave keqbërës  sa më shpejt që të jetë e munudr.

Ky është statusi i ti i plotë:

Bashkëluftarë, Motra dhe vllezer, për të mos rrezikuar me të arriturat tona, për të qenë të sigurt se jemi në rrugën e duhur në raport me zhvillimin e vendit tonë, ne duhet të raportojmë tek organet shtetërore gjithë atë që dimë në lidhje me dëmet që bëhen qëllimshëm apo pa ditur zyrtarët apo qytetarët e vendit.

Ne nuk guxojmë të lejojmë të zhvillohen përcepcione nga bandat e involvuara ne afera, por duhet ti saktësojm dhe identifikojmë keqbërsit. Ata janë në mesin tonë, ata duhet ti raporotjmë sa më parë. Ne duhet të bejmë këtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.