Lajmet e fundit

Rënia e Hashimit dhe Isës

Albana Fetoshi
Kur flasim për skenën politike në Kosovë dhe mënyrën se si kanë ecur porceset politike këtu, patjetër që duhet të përmendim mënyrën se si mbijetuan akterët kryesor të skenës politike në Kosovë dhe çfarë është dashur të sakrifikonin për të ardhur dhe mbetur pastaj në pushtet.
Në situata normale pasja e pushtetit nënkupton një hapsirë për t’i jetësuar idetë, konceptet dhe programin politik. Prandaj, shtrohet pyetja: A kanë pasur ndonjëherë qeveritë në Kosovë program politik dhe a kanë pasur vullnet që të punojnë për zhvillim, përparim dhe sovranitet instituconal e territorial? Jo, sepse idetë kufizoheshin te prona private, te prona e tyre private, pra te vetja e tyre. Për vite me radhë e shfrytëzuan pushtetin për t’i shërbyer vetes, dhe kështu e shëndrruan shtetin në vegël lehtë të përdorshme për veten e tyre.
Shtetin e shftytëzuan sepse nuk patën asnjëherë qëllim që ta bënin njëmend shtet, ai u shërbeu për pasurim personal. Por pasiqë pushtetin e kishin qëlim në vete, cfarë u mundësojë që të qëndronin kaq gjatë në pushtet ndërkohë që vendi po varfërohej çdo ditë e më shumë? Këtu vijnë në pyetje koncesionet që është dashur të bëjnë në kurriz të populit për ti jetësuar ambiciet e tyre personale. Pra, nuk e jetësuan idenë për një jetë më të mirë për popullin në mënyrë që rronte shoqëria, që të rronte Republika, por jetësuan ambiciet e tyre që të rronin vet, që vet të rronin politikisht, pa cka që po e vrisnin politikën si koncept.
Ngritja dhe shkëlqimi i Hashim Thaqit në skenën politike erdhi paralel me koncesionet e mëdha që po bëheshin për kosovën dhe popullin e saj. Thaqi u bë kryeministër sepse u vendos që për Kosovën të kishte bisedime me Serbinë. E në cilin moment më të mirë Thaqi mund të heshte ndaj këtyre koncesioneve? Sigurisht pasi që ti është premtuar se do të bëhet kryeministër. Pazari tanimë u bë. Por e keqja ishte se në këtë pazar po shitej Kosova dhe jo Hashim Thaqi. E gjithë puna e Hashim Thaqit gjatë kohës sa ishte kryeministër kufizohet në “politikën” e jashtme, pra në negociatat me Serbinë në Bruksel.
Sepse sa ishte kryeministër nuk bëri që Kosova të jetë një vend me zhvillim ekonomik e mirëqenie sociale. Edhe nuk kishte se si ta bëntë këtë, ai ishte kryeministër I negociatave, kaq dinte të bënte ai, kaq iu besua atij.
Ndërkohë që jashtë Kosovës po bënte koncesione të mëdha për vendin, brenda Kosoves sillej si biznesmen, kontrollonte cdo biznes dhe sigurohej që të përfitonte sa më shumë.
Pra, brenda Kosovës biznesmet, jashtë saj diplomat I shitur.
Ndërkoë që ishte në pushtet dhe po i vazhdonte me zell negociatat me Serbinë, vazhdimisht përballej me kundërshtimin e drejt të Lëvizjes VETËVENDOSJE! si brenda kuvendit ashtu edhe jashtë. Dalngadalë po i hiqej maska duke dalë në shesh fytyra e vërtetë e tij.
Rënia e tij tashmë po shihej në horizont. Kundërshtimet e argumentuara te Lëvizjes po e bënin atë të dukej një politikan sa të padituar aq edhe të dëmshem për interest e vendit. Erdhi një moment kur më nuk mund të vepronte vetëm sepse iu ngushtua shumë hapsira e veprimit, kishte nevojë për një partner. E sigurisht në ato momente të vështira për të, ishte LDK-ja ajo që do t’i gjendej pranë. LDK në kohën sa ishte në opozitë, realisht nuk ishte në opozitë. I shërbente Hashim Thaqit duke i përkrahur negociatat me Serbinë.
Pas zgjedhjeve të përgjishme kur Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkoj një bllok për ti dhënë fund keqqeverisjjes në Kosovë, për ti dhënë fund negociatave me Serbinë, ishte LDK-ja ajo që ia mundësoi edhe një mandat qeverisës PDK-së duke u bërë edhe vet pjesë e koalicionit qeverisës.
Kjo e shpërfaqi një të vërtetë të madhe. Bashkjetesën e lumtur te PDK-së dhe LDK-së, vetëm se tani më nuk ishte e mundur që të qëndronin në pozicione te ndryshme për ti shërber njëri tjetrit. Kishte ardhur momenti që të bëheshin bashkë, sepse kishte filluar rënia e tyre. U bënë bashkë duke shpresuar se kështu mund të mbijetonin më gjatë, I kishte kapluar panika e rënies, e lënies së pushtetit, e lenies së privilegjeve sepse ata nuk mund të jetonin më pa to. Por ky koalicion I mbijetësës së tyre kërkonte koncesione edhe më të mëdha. Dhe ky koncesion është Zajednica.
Por Zajednica është projekt antikombëtar, dhe patjetër që do te bie.
Ata u ngritën duke jetësuar projekte antikombëtare dhe do te bien sepse projektet antikombëtare do të bien.
Rënia e Zajednices
Rënia e Hashimit dhe Isës .

Leave a Reply

Your email address will not be published.