Lajmet e fundit

Rënia e Komunizmit, Sekretari Kerry uron Shqipërinë

Rënia e komunizmit, Dita Kombëtare e rinisë, Sekretari i Jashtëm amerikan  John Kerry i ka dërguar një mesazh Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

Në mesazhin e tij drejtuar Shqipërisë, Kerry vë në dukje që kanë kaluar 25 vite kur studentët dhe qytetarët marshuan në demonstratat kundër dikataturës.

Kerry tha se SHBA pranon hapat e mëdha që Shqipëria ka bërë gjatë këtij çerek shekulli.

“Sot, Shqipëria është një aleat i NATO-s duke kontribuar për paqen”, tha Kerry.

Më tutje Kerry thekson se Shqipëria është në rrugën drejt integrimit të plotë euro-atlantik dhe Shqipëria po bën reformat e nevojshme për të forcuar institucionet

Kerry nënvizoi faktin se Shqipëria po bën reforma për të zhvilluar një ekonomi konkurruese në tregun e lirë.

Në fund Kerry përfundoi duke theksuar se SHBA vlerëson miqësinë e saj të ngrohtë me qeverinë dhe popullin shqiptar dhe se SHBA shikon përpara për thellimin e partneritetit tonë në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.