Lajmet e fundit

Reporterët pa kufij: 67 gazetarë të vrarë në vitin 2015

Së paku 67 gazetarë janë vrarë në vitin 2015, derisa kanë qenë duke kryer punën e tyre.

Organizata për lirinë e medias Reporterët pa Kufij, me seli në Paris, ka bërë të ditur se ka dokumentuar 67 vrasje të gazetarëve, duke vënë në pah se shumica e tyre janë sulmuar në vende gjoja paqësore.

Në anën tjetër, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, me seli në Nju Jork, ka thënë se ka dokumentuar 69 vrasje.

Sipas grupit të njëjtë, 29 gazetarë janë vrarë nga grupet militante islamike.

Të vrarët nga grupet ekstremiste këtë vit përfshijnë edhe tetë gazetarët e vrarë në një sulm në Paris në muajin janar, në zyrën e revistës satirike Charle Hebdo, e cika ka publikuar karikatura të Profetit Muhamed.

Leave a Reply

Your email address will not be published.