Lajmet e fundit

Revitalizimi i urës së Ibrit fillon në pranverë (Video)

Projekti i revitalizimit të urës mbi lumin Ibër nuk dihet se sa do të kushtojë. Kurse tenderi për përzgjedhjen e kompanisë, e cila do të merret me revitalzimin e urës, mbetet i hapur deri më 18 janar.
Procedurat e tenderimit, sipas zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, mund të zgjasin 2 deri në 4 javë.

Sipas BE-së, kompania që do të merret me këtë çështje mund të jetë nga cilido vend i rajonit, ngase do të realizohet me mjete e dedikuar nga Asistenca e para Anëtarësimit.

Përjashtim nuk bëjnë edhe kompanitë nga Kosova, nëse ofrojnë çmimin më të lirë, ngase ky është edhe kriteri kryesor i tenderit.

“Ne shpresojmë që projekti do të përfundojë në afatin e paraparë. Periudha e zbatimit është e vendosur për katër muaj”, thuhet në përgjigjen e zyrës së BE, përmes postës elektronike për Tribuna Channel.

Se rivitalizimi është në proces e thonë edhe Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës jugore. Madje ai është i bindur që projekti do të përfundojë në afatin e paraparë. Për këtë ai po angazhohet që kompania që do të përzgjedhja të jetë serioze.

Leave a Reply

Your email address will not be published.