Lajmet e fundit

Revolucion në Shtetet e Bashkuara

Revolucion në akademinë më prestigjoze ushtarake të Shteteve të Bashkuara. Për herë të parë në West Point ka një komandante, një grua.

Bëhet fjalë për gjeneralen e brigatës Diana Holland, e diplomuar në vitin 1990 pikërisht në akademinë e famshme ushtarake amerikane.

Njoftimi për emërimin e saj ka ardhur nga Pentagoni vetëm pak ditë pas vendimit për t’u dhënë mundësinë femrave për të konkurruar për të gjitha pozicionet luftarake në forcat e armatosura. Holland, aktualisht nënkomandante e Divizionit të Dhjetë të bazës Fort Drum, në veri të shtetit të Nju Jorkut, do ta marrë detyrën më 5 janar.

“Jam e nderuar që do të jem komandantja e ardhshme e trupës së kadetëve amerikanë. Është një privilegj të jem pjesë e skuadrës që formon komandantët e vendit tonë”, është shprehur Holland.

Përveç se ka shërbyer në Irak dhe Afganistan, gjeneralja ka qenë në Gjermani, në bazën Fort Bragg të Kalifornisë dhe Fort Stewart në Xhorxhia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.