Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, i është përgjigjur ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, pasi ky i fundit kishte kritikuar opozitën kosovare në një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë.
Selimi ka shkruar në Facebook se Sali Berisha ka folur edhe kundër UÇK-së, në kohën e luftës.
“O Salë, kaq sa po flet sot kundër opozitës ne Kosovë, po aq, madje edhe më rendë ke pas folur kundër UÇK-së. Por në fund, pasi UÇK-ja doli fitimtare, pate deklaruar (një te pa vërtetë) se e ke leshuan kullen në Viçidol për UCK-në. Por kur të fitojmë serish, çka do të thuash? Rri i Salo!”, ka shkruar Selimi në Facebook.