Shoqet prisnin ta takonin në ora 21.
Por, 21 vjeqarja Sabina Rexhepi, vajza e asambleistes boshnjake Emilja Rexhepi, nuk u takua fare me to të premten mbrëma, njofton Klan Kosova.
Ajo u ndesh me dy persona të panjohur, pak metra larg shtëpisë së saj, të cilët e futën me dhunë në një makinë të zezë.
Ky veprim i dy të panjohurve sipas asambleistes Rexhepi, u bë për shkak të qëndrimit të saj si politikane.
Veprën asambleistja Rexhepi e ka quajtur “kidnapim” dhe kërcënim ndaj saj dhe familjes.
Ajoka thënë se krejt kjo erdhi një ditë pasi ajo ishte fjalosur me asambleistët e PDK-së, në Kuvendin Komunal të Prizrenit.
Sidoqoftë, Rexhepi nuk do që të besoj se ky kërcënim i erdhi nga PDK-ja, por thotë se po pret që organet e rendit të bëjnë punën e tyre.
Policia e Prizrenit ka thënë se pas raportimit, rasti ka kaluar në prokurori.
Por, Prokuroria e Prizrenit si kërcënim e ka cilësuar edhe një sms të cilin Emilia Rexhepi i ka dërguar kryetarit të PDK-së në Prizren Njazi Kryeziu, një ditë pasi iu kidnapua vajza e saj për disa minuta.
Klan Kosova ka provuar disa herë të kontaktoj me kreun e PDK-së në Prizren Njazi Kryeziun, por kjo nuk ishte e mundur.
E Rexhepi thotë se ketë mesazh e ka dërguar nën ndikim të stresit.
Asamblistja Rexhepi e shqetësuar për ngjarjen, tha se nëse organet e rendit nuk e kryejnë punën e tyre për të zbardhur këtë rast deri në fund, ajo do ta adresojë çështjen edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës ku ushtron pozitën e deputetes në mandatin e dytë të saj.