Ky dimër i thatë dhe i pazakontë ka pakësuar rezervat ujore të Fierzës. Prurjet kanë rënë në 174 metër kub për sekondë, nivel ky ndër më të ulëtit e 10 viteve të fundit.
Kjo ka sjellë edhe uljen e prodhimit të energjisë nga hidrocentrali më i madh në vend, ndërsa niveli i Fierzës është në kuotën 276,4 m.
Gjatë muajit dhjetor, në verilindje nuk ka rënë shi dhe dëbore, duke shënuar muajin më të thatë për periudhën e dimrit. Edhe ato pak reshje dëbore që ranë në fillim të dhjetorit, tashmë kanë shkrirë, ndërsa temperaturat vijojnë të ruajnë vlerat e tyre pozitive.
KESH po importon energji jashtë parashikimeve, për shkak se është e detyruar të kufizojë prodhimin, për të mbajtur rezervën hidrike në liqenin e Fierzës dhe kaskadën e Drinit./ Top Channel