Lajmet e fundit

Ribashkohen familjet mes dy Koreve

Qindra familje nga Korea Jugore kanë udhëtuar drejt Koresë së Veriut për t’u takuar me familjarët e tyre, me të cilët janë të ndarë që nga lufta e dy Koreve.

Pas një kompormisi mes autoriteteve të dy koreve është vendosur që ribashkimi i familjeve të mbahet në malin Kumgang, që gjindet në afërsi të kufirit, raporton BBC, transmeton Kosovanews.
Konsiderohet që mijëra familje kanë mbetur të ndara si pasojë e luftës mes dy koreve që përfundoi në vitin 1953. Ribashkimi i familjarëve i fundit ka ndodhur në vitin 2014.

Këtë vit, familjarët ribashkohen pas marrëveshjes së arritur në gusht, marrëveshje e cila uli tensioned mes dy koreve pas plagosjes së një ushtari në kufi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.